Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një Mali i Zi tepër i madh apo një Serbi shumë e vogël?

2020/09/01 at 8:29 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Një Mali i Zi tepër i madh apo një Serbi shumë e vogël?

Megjithë humbjet e socialdemokratëve, Gjukanoviçi mund të përfshihet në një sistem të ri më të hapur, por jo më pak të korruptuar.

Vend mes Lindjes dhe Perëndimit? Aleat besnik i BE-së dhe i NATOs? Fushë loje e një autokrati dhe familjes së tij? Për Malin e Zi mund të bëhen shumë pohime të sakta. Por dy gjëra kryesisht injorohen: madhësia e Malit të Zi dhe marrëdhënia e tij me Serbinë dhe serbët – e vërteta, jo e pretenduara politikisht.

Me 620,000 banorët e tij Mali i Zi është aq i madh sa Luksemburgu ose Dyseldorfi. Të gjithë e njohin njëri-tjetrin: në lidhje me ata pak vetë që janë pjesë e jetës publike, kjo mund të thuhet pa asnjë mëdyshje. Ata kanë qenë në të njëjtën klasë në të vetmin universitet të vendit, dhe madje shpesh kanë qenë në të njëjtën shkollë dhe madje në të njëjtin kopsht fëmijësh.

Sistem klientelist i korruptuar

Rregullat abstrakte dhe institucionet neutrale e kanë nga natyra të vështirë në bashkësi të tilla të vogla. Marrëdhëniet personale janë gjithnjë më të rëndësishme. Kjo nuk vlen vetëm në Ballkan – edhe pse problemi merr një notë të veçantë në shoqëri me lidhje të ngushta familjare, si kudo në rajon. Për të kuptuar vendet e mëdha, mjafton të njohësh rregullat e tyre. Kurse vendet e vogla janë të pakontrollueshme – një ligj prej të cilit Komisioni Evropian dështon rregullisht kur bëhet fjalë për Malin e Zi.

Milo Djukanovic dhe Dusko Markovic

Sistemi klientelist i korruptuar që presidenti aktual, babai i atdheut, udhëheqësi i fuqishëm i partisë dhe kryeministri afatgjatë Milo Gjukanoviç ka drejtuar me kaq lehtësi për dekada është më i vjetër se ai dhe sigurisht që do të mbijetojë. Nga tre aleancat jo të forta partiake që tani po përgatiten të pasojnë sistemin e Gjukanoviçit, vetëm më e vogla ka një farë ideje se çfarë do të thotë të organizosh një shoqëri sipas rregullave neutrale dhe të detyrueshme për të gjithë. Shumë më i mundshëm se një ndryshim i madh social është që sistemi të mbijetojë pa Gjukanoviçin, dhe madje më shumë të ngjarë ka që presidenti i goditur të përfshihet në një sistem të ri, më të madh dhe më të hapur, por vështirë më pak të korruptuar.

Marrëdhënie ambivalente ndaj Serbisë

Keqkuptimi i dytë ka të bëjë me marrëdhëniet me Serbinë. Gjukanoviçi e çoi në vitin 2006 vendin e tij drejt pavarësisë megjithë rezistencën e madhe. Shumica e malazezëve që ishin asokohe kundër pavarësisë e konsiderojnë veten si serbë, por sipas kritereve aktuale ata nuk janë pakicë etnike por politike. Konflikti, i cili ende nuk është kapërcyer, fsheh faktin se i gjithë Mali i Zi, si shumica ashtu edhe pakica, ka një marrëdhënie ambivalente ndaj vendit fqinj që është dhjetë herë më i madh. Serbia nuk është me të vërtetë një vend i huaj; kush shpërngulet nga Mali i Zi dhe shkon në Beograd nuk është i huaj atje. Edhe për malazezët e vetëdijshëm fqinji mbetet i rëndësishëm – të paktën si një alter ego, por fshehurazi edhe si një pikë referimi, si një model ose si një zgjidhje rezervë, nëse udhëheqja e brendëshme bëhet shumë e sigurt në vetvete. Kushdo që bie nga sistemi Gjukanoviç shkon së pari në Serbi.

Shumica e malazezëve nuk duan ta konsiderojnë kombin e tyre si një kozmos më vete. Këtë gjë Gjukanoviqi, që ndryshe vepron me mjeshtëri, e shpërfilli kur iu kundërvu Kishës Ortodokse Serbe në vendin e tij dhe mbështeti Kishën Ortodokse Malazeze, e cila e konsideron veten si kishë e pavarur e malazezëve. Shpronësimi i planifikuar i pasurisë së kishës Ortodokse Serbe ishte për shumë votues një shenjë tjetër se presidenti i tyre po përpiqej për pushtet të plotë. Por ata nuk i besuan atij se mund ta bënte këtë.

Bashkimi Evropian do të bëjë mirë të qëndrojë i qetë në marrëdhëniet e tij me Malin e Zi dhe të pranojë se rregullat për këtë shtet të vogël janë të ndryshme nga ato për fqinjët e tij tre deri në dhjetë herë më të mëdhenj. Kjo nuk do të thotë që Evropa duhet të mbyllë sytë kur ushtrohet dhunë, kur kritikuesit e qeverisë rrihen ose kur gazetarët që shtrojnë pyetje të pakëndshme i fusin në burg. Por atëherë, ndryshe nga Serbia, Komisioni i BE nuk do të jetë në gjendje të kërkojë një sistem drejtësie në të cilin nuk ndodhin më gjëra të tilla. Më mirë do të jetë që Komisioni i BE-së të dërgojë ministrin e Jashtëm të një vendi të fuqishëm të BE-së në Mal të Zi me mesazhin e qartë: kështu nuk shkon më! Raportet në Malin e Zi mund të jenë të vështira për t’u kuptuar. Por gjuha e pushtetit kuptohet mirë atje./DW

Etiketa: DUSKO MARKOVICmali i ziMILO DJUKANOVIC

Ju sugjerojmë

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion
-U tha në Opinion

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion

10 Nëntor, 2025 11:09 pm
Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë
-U tha në Opinion

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë

10 Nëntor, 2025 11:07 pm
“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji
-U tha në Opinion

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji

10 Nëntor, 2025 10:49 pm
Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Kronikë

Arrestimi i 27-vjeçarit pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, banorët në protestë

10 Nëntor, 2025 10:13 pm
Truri pas fitores së Mamdanit, gruaja që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane
Bota

Truri pas fitores së Mamdanit, gruaja që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane

10 Nëntor, 2025 9:49 pm
Covid-19 përhapet në të gjithë Finlandën, regjistrohen 200 raste në javë
Bota

Covid-19 përhapet në të gjithë Finlandën, regjistrohen 200 raste në javë

10 Nëntor, 2025 9:07 pm
Humbi thellë përballë kandidates së PS, Dionis Sota: Ky është vetëm fillimi…
Politikë

Humbi thellë përballë kandidates së PS, Dionis Sota: Ky është vetëm fillimi…

10 Nëntor, 2025 8:32 pm
Vetëm 20 ditë në burg, lirohet ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy
Bota

Vetëm 20 ditë në burg, lirohet ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy

10 Nëntor, 2025 8:02 pm
Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Kronikë

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin

10 Nëntor, 2025 7:59 pm
Kandidati i opozitës pas humbjes në Mat: Nuk u përkula, luftova për dinjitet
Politikë

Kandidati i opozitës pas humbjes në Mat: Nuk u përkula, luftova për dinjitet

10 Nëntor, 2025 7:13 pm
Para
SHBA: Ata që kundërshtojnë zgjedhjet të presin Gjykatën Kushtetuese

Hajnaj nis detyrën në krye të "FBI-së shqiptare",reagon ambasada amerikane

Operacione anti-kanabis në rrethin e Krujës, zbarkojnë 15 grupe të FNSH-së

Operacione anti-kanabis në rrethin e Krujës, zbarkojnë 15 grupe të FNSH-së

Nis faza e tretë e testimeve të vaksinës së Oksfordit për Covid-19 në SHBA

Nis faza e tretë e testimeve të vaksinës së Oksfordit për Covid-19 në SHBA

TE FUNDIT

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion
10 Nëntor, 2025

Luana, transgjinorja e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan thotë se ka ndryshuar gjininë nga mashkull në femër. Ndryshimi...

Lexo më shumë

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë
10 Nëntor, 2025

Transgjinorja Luana Myrto ishte e ftuar në emisionin “Opinion” ku ka folur në lidhje me rrugëtimin e saj, që nga momenti...

Lexo më shumë

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji
10 Nëntor, 2025

Aprovimi i ligjit për barazinë gjinore ka ndezur një debat të fortë publik. Si temë e mbrëmjes në emisionin “Opinion” në Tv...

Lexo më shumë

Arrestimi i 27-vjeçarit pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, banorët në protestë

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
10 Nëntor, 2025

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e Bashkisë së Pogradecit, ku gjatë një mbledhjeje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com