Bota

“Një katastrofë e paralajmëruar”, çfarë thotë ekspertja për koronavirusin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:31 - 29/03/20 |
Opi Nion

“Ajo që ne kemi tani është një katastrofë e paralajmëruar”. Kështu u shpreh për BBC ish – drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetit, Dr. Gro Harlem Brundtland. Ajo ka deklaruar se përhapja e pandemisë së Covid-19 është  rezultat i mungesës së “gatishmërisë së botës”.

Brundtland, e cila ishte kryeministrja e parë grua e Norvegjisë, është bashkë-kryetare e Bordit të Monitorimit Global të Përgatitjes së OBSH-së dhe Bankës Botërore, e cila publikoi një raport në shtator 2019 duke paralajmëruar një “pandemi shumë vdekjeprurëse”.

“Ne pamë boshllëqe të mëdha alarmante në gatishmërinë e botës dhe gjetëm prova bindëse të një kërcënimi shumë të vërtetë. Nuk është vonë, por ne duhet të merremi me faktin se ne jemi tashmë në këtë, që do të thotë t’i kushtojmë vëmendje në mobilizimin e fondeve dhe të jemi të vetëdijshëm për marrjen e pajisjeve që janë të nevojshme”, u shpreh ajo. /Opinion.al

Pas