Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një histori Krishtlindjesh/ Plaku i varfër Zef dhe dashuria për librat

2018/12/25 at 10:36 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A

 


Dom Gjergj Meta

Ju kam folur një herë tjetër për Zefin. E mbani mend atë burrin nga Kaçinari i Mirditës që jeton i vetëm dhe i varfër në një kullë të braktisur dhe që lexonte Levin? Shumë besoj se po. Asohere unë i çova librat e Primo Levit, edhe pse në fakt ai më kishte kërkuar librin e Carlo Levit, “Tokë e mohuar”, por nga ta dija unë i gjori që Carlo Levi kishte qenë i botuar gjatë komunizmit, jo me titullin origjinal “Cristo si è fermato a Eboli”, por me një titull të ndryshuar, sepse Krishti në kohë të komunizmit nuk mund të përmendej. Shqipëria ishte tokë e mohuar për Krishtin.

Zefi zbret rrallë në qytet dhe vetëm atëherë kur ka nevojë të marrë libra nga biblioteka e qytetit. Sot kishte zbritur në qytet dhe erdhi në zyrën time të më takonte.

Ishte pothuajse i emocionuar kur hyri në zyrë. Ishte hera e parë që takoheshim në Rrëshen, pasi çdo herë jemi parë në Kaçinar kur shkoj për meshë. Unë u kënaqa shumë që e pashë. Nuk donte kafe se vuante nga tensioni, por nga një gjysmë gote raki e morëm, sa për adet e me thanë fjalët e rakisë si i themi ne këtu në Mirditë.

Edhe këtë herë Zefi më befasoi, a thua se e kishte bërë me kast. Gati-gati m’u duk sikur kishte ardhur enkas nga Kaçinari për të më befasuar. Ia nisi të më fliste për Sokratin e të më thoshte se Sokrati nuk ka shkruar asgjë, por ne dimë diçka prej tij nëpërmjet Platonit. “E kam lexuar Apologjinë e tij o dom Gjergji – më tha. Është i madh Sokrati dhe a e di pse or dom Gjergji? Sepse ai thotë që te bashkëbiseduesi duhet të ngjallësh kureshtje”. Nuk e kisha dëgjuar kurrë kaq thjeshtë të shpjeguar artin sokratik të majeutikës. Zefi ma shpjegoi në dy fjalë dhe ngjalli tek unë kureshtjen të shkoja pak më tej. Ia arriti qëllimit.

Zefi ndihet në borxh ndaj meje, sepse unë kam shkuar ta vizitoj, i kam dhuruar libra etj., etj.. Por në fakt, ai nuk e di se jam unë në borxh me të, për çka ai më thotë mua dhe për çukitjen që i bën pretendimit tim se jam njeri me kulturë dhe intelektual. Zefi është një ilaç ndaj krenisë.

Biseda vazhdoi. Hodhi sytë në bibliotekën time e filloi të më fliste për ekzistencialistët. Se si i pëlqente më shumë Kamy sesa Sartrë apo Proust dhe se Miti i Sizifit ishte një kryevepër e tij. “Po unë nuk jam askush dom Gjergji të gjykoj këto mendimtarë të mëdhenj. Megjithatë, Niçe nuk më pëlqen, sepse ai ishte pararendësi i fashizmit. Mbinjeriu i tij është një fyerje për njerëzimin. Por më fal dom Gjergji të lutem, se të flasësh me ty për këto tema është sikur me shit dru n’pyll (ops, e mësova një shprehje të re). Ti i din mirë këto gjëra më mirë se unë. Po të bezdis më fal se unë jam plak”. Unë vetëm dëgjoja dhe nuk kisha fjalë. Kureshtja jo vetëm më kishte kapur, por edhe rrëmbyer e po më befasonte. I thashë: “Të lutem Zef, vazhdo mos ki merak. Po më pëlqen çfarë thua”.

 

“Jo, se ti i di këto gjëra më mirë se unë”, – përsëriste Zefi. Ai vazhdoi të më fliste për Kirkegardin dhe sensin e tij estetik, për Ajnshatjnin, i cili e kishte zhgënjyer për letrën e tij drejtuar Zotit dhe që ishte shitur 3 milionë dollarë (gjë që unë nuk e dija).

Nganjëherë jeta ka aq shumë befasi saqë të bën të jesh më i përvujtë e kur gjendesh përballë kësaj befasie që të shfaqet nëpërmjet një thjeshtësie dhe varfërie absolute, të mbetet vetëm një heshtje kundruese.

“Për të mirë Zef, hajde ta mbrojmë këtë pikë raki”.

“Për të mirë dom Gjergji e më fal se të pengova. Se ke shumë punë”.

Ndërkohë po kërkonte leje të ikte. I dhashë dy libra t’i kishte për lexim. Kur u çua në këmbë pa fotografinë time me Papa Françeskun. E vazhdoi me atë zërin e tij gjysmë të ngjirur dalëngadalë e duke më shikuar në sy:

“Është italo-argjentinas. Ka qenë kimist Papa Françesku. Ka mbaruar për Kimi. Kam respekt për të. Por unë e di se ai pëlqen Borgesin. Aaaa, dom Gjergji. Borgesi është i madh dhe nuk e kuptoj pse nuk i kanë dhënë Nobelin. Mua letërsia më pëlqen më shumë se çdo gjë tjetër, sidomos ajo italiane. Kam lexuar Montalen, Manxonin, Kalvinon, Karlo Levin, Buzzatin, por edhe librat e Primo Levit që më ke sjellë ti. E megjithatë, Borgesi është më i miri, më i madhi”.

“O Zot, – thashë me vete, – faleminderit për Zefin”.

Ndërsa ikte nga dera, më tha: “Dom Gjergji, unë do të mërzitem shumë kur të ikësh ti nga këtu”.

“Po kush të tha se kam me ikë Zef? Unë jam këtu”, – ia ktheva.

Buzëqeshi, u përqafuam dhe iku.

Etiketa: dom gjergj metalibratMirditeZef


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Tiranë, sekuestrohen llogari bankare prej 1.5 mln eurosh

Media serbe për mafien shqiptare: Kanë pastruar 1.5 miliardë euro në Serbi

Video/Shefi i kuzhinës, Indriti: Kam nisur si pjatalarës në emigrim

Video/Shefi i kuzhinës, Indriti: Kam nisur si pjatalarës në emigrim

Emigrantët/Vdes djali 8-vjeçar i burgosur në kampin e kufirit amerikan

Emigrantët/Vdes djali 8-vjeçar i burgosur në kampin e kufirit amerikan
















TE FUNDIT

Jepte para me fajde, më pas i kërcënonte, arrestohet nënkomisari në Elbasan

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
6 Korrik, 2025

AMP ka ndaluar një punonjës policie në Elbasan për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien...

Lexo më shumë

“Laboratori” i babë e bir në Tufinë që hapej me sistem inteligjent

“Laboratori” i babë e bir në Tufinë që hapej me sistem inteligjent
6 Korrik, 2025

Ylli dhe Pjerin Brahimaj, babë e bir, të arrestuar një ditë më parë, kishin krijuar një dhomë të fshehtë në banesën e...

Lexo më shumë

Gjendjet trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, detajet e para

Gjendjet trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, detajet e para
6 Korrik, 2025

Një trup i pajetë është gjendur në ujërat e liqenit të Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes trupi...

Lexo më shumë

Vietnami dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje doganore

Vietnami dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje doganore
6 Korrik, 2025

Prezantuesja e CNBC duket dukshëm e emocionuar: sipas saj, ky është lajmi më i rëndësishëm dhe më i habitshëm i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com