Eno Bozdo ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen nga komisioni zgjedhor i Partisë Demokratike.
Bëhet me dije se Bozdo pritet të zëvendësohet nga Çlirim Gjata.
Kujtojmë se ky komision u votua mbrëmjen e kaluar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Eno Bozdo vetëm një ditë më parë u zgjodh anëtar i këtij komisioni, kryetar i së cilit u emërua Jemin Gjana. Anëtarë të tjerë janë edhe Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Albert Avduli dhe Gjokë Vuksani./Opinion.al