Aktualitet

Manastirliu jep lajmin: Mbërrijnë sot 12.870 doza të vaksinës Pfizer


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:05 - 17/05/21 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se ditën e sotme, pritet që të mbërrijnë në Shqipëri, 12.870 doza të vaksinës Pfizer.

“Sot presim sërish doza të vaksinave Pfizer, nëpërmjet kontratës sonë me me Pfizer, gjithashtu edhe kontratës pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian do të mbërrijnë sot në vend 12,870 doza të vaksinës Pfizer. Ato do të shpërndahen menjëherë në të gjithë territorin për të vijuar qoftë me vaksinimin e kategorive të planifikuara, qoftë me rivaksinimin, me dozat e dyta me këtë vaksinë”, ka bërë me dije Manastirliu.

Kujtojmë se deri më sot kanë mbërritur mbi 760 mijë doza vaksinash anticovid, ndërsa sot pritet të mbërrijnë 12,870 doza vaksine Pfizer, nga të cilat 8,190 janë nga kontrata me Pfizer dhe 4.680 doza nga mbështetja e Bashkimit Europian./Opinion.al

Pas