Kronikë

Fier/ Shkëmbim zjarri mes policisë dhe një personi që kultivonte kanabis


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:50 - 17/05/21 |
Opi Nion

Një operacion policor i zhvilluar në një zonë të pyllëzuar të fshatit Gjorgoz të Njësisë Administrative Cakran të bashkisë Fier ka përfunduar me plagosjen e një personi.

Sipas njoftimit të policisë efektivët kanë konstatuar një person që mbante në dorë një armë zjarri kallashnikov.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje personit që të hidhte armën dhe mos të lëvizte, por shtetasi ende i paidentifikuar nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka drejtuar armën e zjarrit nga punonjësit e Policisë, duke e mbushur atë me qëllim që të qëllonte në drejtim të tyre.

Në këtë moment shërbimet e policisë kanë ndërhyrë për ta neutralizuar dhe për pasojë shtetasi ka mbetur i plagosur, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se në afërsi të vendit ku u konstatua shtetasi me armë kishte dhe fidanë cannabis sativa të kultivuar në kubikë.  Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov.

Në drejtim të vendngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili në bashkëpunim edhe me SHÇBA, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit./Opinion.al

Pas