Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nisin përgatitjet për Sunny Hill Festival, Veliaj: Qyteti fiton të ardhura ekonomike

2022/08/15 at 6:31 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nisin përgatitjet për Sunny Hill Festival, Veliaj: Qyteti fiton të ardhura ekonomike

Në  Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës kanë nisur përgatitjet për vendosjen e skenës ku do performojnë yjet e muzikës të ftuar nga Dua Lipa në 4 ditët e Sunny Hill Festival Tirana 2022. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit të hapësirës ku do të zhvillohet festivali, tha ndër të tjera se qyteti do të fitojë edhe të ardhura ekonomike nga ky event.


“Po fillojmë përgatitjet për të pritur ndoshta aktivitetin më të madh kulturor në vitin që Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë. Dua Lipa dhe gjithë grupi i “Sunny Hill Festival” do të transferohet për herë të parë në Shqipëri dhe do të kemi një edicion të Tiranës në datat 26 – 29 gusht. I gjithë fundi i gushtit do të jetë plot me muzikë dhe ndërkohë tashmë ka dhe aktivitete të tjera”, informoi Veliaj. Ai shprehu besimin se Sunny Hill Festival është një nga eventet më të mëdha kulturore. “Është një mënyrë se si sjell të rinjtë afër, jo vetëm të rinjtë e Kosovës e Shqipërisë apo shqiptarët e rinj kudo që janë, por edhe shumë të tjerë që do vijnë nga Italia, Greqia dhe i gjithë Ballkani. Mezi pres që ne të kemi një histori suksesi në Tiranë, edhe në menaxhimin e një eventi kaq të madh, ashtu siç patëm një histori suksesi me menaxhimin e ndeshjes UEFA Conference League,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se zona në të cilën po punohet për skenën është pikërisht territori që u çlirua nga kioskat e ndërtimet pa leje në mes të parkut të gjelbëruar të Tiranës. “Për të gjithë ata që duan të orientohen, hapësira që do të përdoret është te pjesa e farit dhe fushave të kalçetos që është përballë pjesës së vjetër të liqenit. Bëhet fjalë për pjesën e re që u lirua nga ndërtimet pa leje nga administrata jonë dhe që është mbjellë, gjelbëruar. Gjithashtu kjo hapësira ka korsi biçikletash, vrapimi dhe ecjeje”, vijoi Veliaj. Sipas tij, ky ambient ka gjithashtu elementë bazë për të pasur një festival të këtyre përmasave, siç janë aksesi në energji elektrike, internet dhe kanalizime.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se festivali “Sunny Hill Festival” është një test i madh për Tiranën. “Unë jam i sigurt që këtë test do e kalojmë të gjithë bashkë. Çunat e gocat e Tiranës janë super të emancipuar, kështu që do ta kalojmë me shumë sukses. Deri tani, jam super i kënaqur dhe besoj që qyteti do të fitojë edhe të ardhura ekonomike të jashtëzakonshme. Kush vjen dhe rri 3-4 ditë në Tiranë, paguan hotelin, vaktet, konsumon nëpër dyqane, shkëmben me qytetin dhe unë besoj fort që duhet të shohim edhe aspektin ekonomik,” tha ai.

Veliaj solli në vëmendjen përfitimin ekonomik që i kanë ardhur Tiranës gjatë gjithë këtij viti me 1000 aktivitete për të rinjtë, teksa nuk la pa ironizuar ish-Presidentin Meta. “Kryeqyteti Europian i Rinisë i ka sjellë Tiranës rreth 1000 aktivitete. Secili prej tyre ka prodhuar ekonomi në të gjithë fushën e shërbimeve të qytetit, i ka rritur reputacionin Tiranës dhe duam të vijojmë kështu. E di që ka “çuna pazari” që e ngatërrojnë Tiranën me Kabulin. Atyre s’kemi ç’u bëjmë se kush do të shohë zi e më zi, zi do e shohë. Kush do të shohë pozitivisht dhe të shikojë si është transformuar ky qytet ndër vite, sigurisht ka mundësinë ta shohë. Besoj që ditët më të mira i kemi përpara” deklaroi kryebashkiaku. Ai informoi se Tirana ka aplikuar gjithashtu të jetë Kryeqyteti Europian i Sportit për 2023. Sipas tij, kjo do të thotë që kemi një shans fantastik që të prodhojmë po aq shumë energji, reputacion dhe aktivitete për Tiranën në fushën e sportit, siç po bëhet për rininë.

Stafi organizator i “Sunny Hill Festival” ka konfirmuar emrat e parë që do të jenë në Tiranë: reperi i famshëm italian mjaft i pëlqyer edhe në Shqipëri, Fedez, këngëtarët e dashur për publikun shqiptar Dren Abazi dhe Elgit Doda, këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri, DJ Regard , Dj Merk & Kremont, DJ Drop G dhe Tananai.



Ju sugjerojmë

Iran-Izrael: A ka diplomacia ende një shans?
Bota

Iran-Izrael: A ka diplomacia ende një shans?

20 Qershor, 2025 9:12 am
Ngjyra, ritëm dhe histori! 400 artistë nga Europa “ndezin” Durrësin
Aktualitet

Ngjyra, ritëm dhe histori! 400 artistë nga Europa “ndezin” Durrësin

20 Qershor, 2025 9:04 am
Nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës dhe shpresës
Bota

Nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës dhe shpresës

20 Qershor, 2025 8:53 am
A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 8:40 am
Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025
Kryesore

Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025

20 Qershor, 2025 8:32 am
Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
Bota

Konflikti Izrael-Iran hyn në javën e dytë, Evropa synon një zgjidhje diplomatike

20 Qershor, 2025 8:28 am
Rama ndan fotoalbumin e 34-vjetorit të PS: Fill pas fitores më spektakolare
Aktualitet

Rama ndan fotoalbumin e 34-vjetorit të PS: Fill pas fitores më spektakolare

20 Qershor, 2025 8:24 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 20 qershor 2025

20 Qershor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 20 qershor 2025

20 Qershor, 2025 8:12 am
Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
Bota

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

19 Qershor, 2025 10:45 pm
Para
Kim me Ambasadoren e BE: Bashkëpunim për mbështetjen e reformës në drejtësi

Kim me Ambasadoren e BE: Bashkëpunim për mbështetjen e reformës në drejtësi

Moti i nxehtë, “avullon” Fierza, KESH: Prodhimi në minimum

Kosova njoftoi kufizim të energjisë, ndihma e KESH kthen normalitetin

Kryemadhi nxjerr foton: Organizatori i vërtetë i skemës mafioze të inceneratorëve

Kryemadhi nxjerr foton: Organizatori i vërtetë i skemës mafioze të inceneratorëve
















TE FUNDIT

Iran-Izrael: A ka diplomacia ende një shans?

Iran-Izrael: A ka diplomacia ende një shans?
20 Qershor, 2025

Tre ministra të Jashtëm evropianë takohen të premten në Gjenevë me homologun iranian. A mund të arrihet progres? Presioni intensiv...

Lexo më shumë

Ngjyra, ritëm dhe histori! 400 artistë nga Europa “ndezin” Durrësin

Ngjyra, ritëm dhe histori! 400 artistë nga Europa “ndezin” Durrësin
20 Qershor, 2025

400 artistë nga Europa ndezën atmosferën e Durrësit me një festë traditash, në një nga skenat më mbresëlënëse të historisë....

Lexo më shumë

Nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës dhe shpresës

Nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës dhe shpresës
20 Qershor, 2025

Një migrant palestinez, 27-vjeçar, ka mbërritur ilegalisht në Kosovë, duke përballuar rrugë të rrezikshme e kosto të larta. Policia e...

Lexo më shumë

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
20 Qershor, 2025

Arrestimi i kandidatit të mundshëm presidencial Ekrem Imamoglu dhe një tjetër padi gjyqësore kundër udhëheqjes së partisë kërcënojnë mbijetesën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com