Aktualitet

Kosova njoftoi kufizim të energjisë, ndihma e KESH kthen normalitetin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:05 - 15/08/22 |
Opi Nion

Kriza në burimet energjitike veçanërisht pas luftës në Ukrainë dhe thatësirave në Europë, ka shkaktuar rritjen e çmimit të energjisë dhe gazit në tregjet ndërkombëtare.

Në këto kushte, Kosova njoftoi kufizimin e energjisë elektrike në fasha orare të caktuara.

Por sot Ministrja e Ekonomisë së Kosovës njoftoi ndihmë nga Korporata Elektro Energjetike Shqiptare, duke kthyer furnzimin e plotë me energji.

Komunikata:

Kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike

Nr.86/22

Prishtinë, 15.08.2022 – Duke u nisur nga situata botërore me krizën energjetike që ka prekur edhe rajonin, të gjitha institucionet përgjegjëse po punojnë intensivisht dhe në koordinim për sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike.

Institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim. Megjithatë, marrë parasysh situatën, luten të gjithë qytetarët dhe bizneset që të marrin masa kursimi dhe të jenë sa më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike.

Bashkëpunimi me Shqipërinë do të pasohet nga të tjera masa në adresim të krizës energjetike dhe gjendjes së emergjencës ku ndodhemi.

Pas