Ish- presidenti Bujar Nishani tha në emisionin “Opinion” se Lulzim Bashës i ka shkruar shkresa përmes së cilës njoftohet për shkarkimin dhe ku specifikohet se tashmë ai do të trajtohet se çdo deputet i PD-së.
Nishani tha se nëse Basha nuk e njeh këtë vendim, do të përballet me 44 mijë njerëz.
Nishani: Lulzim Bashës i ka shkuar shkresa shkurtimisht në të cilën i thuhet: Je i shkarkuar nga pozicioni i kryetarit dhe si deputet i PD do të trajtohesh di deputet.
Fevziu: Po nëse Basha thotë nuk e njoh fare?
Nishani: Do të përballet me 44 mijë njerëz…
Fevziu: Si do të përballet?
Nishani: Do ta shikoni në ditët që vijnë./Opinion.al