Ish-Presidenti Bujar Nishani përmes një postimi në Facebook, shprehet se të gjithë ata që kanë qenë armiq të Partisë Demokratike, janë bërë sot mbështetës të kryetarit Basha.
Në qëndrimin e tij, Nishani pohon se kthimi i PD-së në një opozitë të vërtetë tremb në fakt armiqtë e saj politikë.
“Shumë interesante por e qartë si kristali ! Pa përjashtim, të gjithë armiqtë më të betuar politik të Partisë Demokratike, që nga dita e parë e themelimit të saj dhe deri më sot, janë bërë papritur, avoketërit më të zjarrtë e fanatikë të Lulzim Bashës. Të L. Bashës jo si individ por të L. Bashës si Kryetar i Partisë Demokratike. Mjafton ky fakt për të kthjelluar dhe ndriçuar çdo demokrat e çdo patriot të këtij vendi sot. Bashkimi i PD, forcimi i PD, kthimi në opozitë të vërtetë PD, i tmerron armiqtë e saj politik. Tmerron dhe armiqtë e Shqipërisë, po ashtu”, shkruan Nishani. Kujtojmë se ish-Presidenti ka mbështetur nismën e themeluesit të PD Berisha, për ta sjellë partinë në vlerat e saj, sikurse e kanë cilësuar./Opinion.al