Kryesore

Kosovë- Covid/Ulen infektimet në 12, raportohen 4 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:44 - 10/10/21 |
Opi Nion

Kosova po shënon një rënie të vazhdueshme të rasteve të infektimeve nga Covid 19. Ndërsa një ditë më parë në vend u raportuan 40 raste, këtë të dielë autoritetet njoftojnë për vetëm 12 infektime nga 2.481 testime të kryera. Fatkeqësisht në vend kanë humbur jetën 4 qytetarë, ndërkohë që një ditë më parë nuk u regjistria asnjë viktimë. Në total numri i rasteve aktive është 1.157.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë kryer 1.447.040 doza të vaksinës./Opinion.al

Pas