Aktualitet

Nis viti i ri akademik, kusht vaksinimi anti-COVID ose testi PCR


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:44 - 18/10/21 |
Opi Nion

Këtë të hënë nis viti i ri akademik 2021-2022. Studentët do t’u drejtohen auditorëve pas dy vitesh mësim online.

Ndërkohë, këtë vit ndryshe nga herët e tjera sipas urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë, studentët dhe pedagogët do të rikthehen në auditore, duke paraqitur certifikatën e vaksinës, një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë, ose duke paraqitur një test PCR negativ.

Në një prononcim për mediat rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha disa ditë më parë tha se sipas të dhënave të publikuara vetëm 50% e studentëve të regjistruar kanë marrë vaksinën kundër Covid-19.

Nisja e universitetit ishte planifikuar që të bëhej javën e kaluar, por u shty për të pasur sa më shumë studentë të vaksinuar.

Ndërsa, ditën e djeshme, ministrja e Arsimit Evis Kushi teksa ka uruar studentët, është shprehur se vaksinimi është i nevojshëm për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Pas