Rajoni

Nis seanca për ish-krerët e UÇK-së në Hagë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:34 - 17/12/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme ka nisur seanca në Gjykatën Speciale ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Seanca e sotme zhvillohet mbi ecurinë e çëshjtes të ish-luftëtarëve të UÇK-së, Gjyqtari i procedurës paraprake me këtë rast ka kërkuar nga mbrojtja që të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor në orën 16:00.

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë arrestuar dhe dërguar në Hagë në fillim të muajit nëntor. Aktakuza ndaj tyre është e përpiluar në 236 faqe.

Pë pikat e aktakuzës, ndaj tyre rëndon aktakuza për krime, vrasje, tortura në vendndodhje si Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Volljakë, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Llapashticë, Majac, Zllash dhe të tjera.

Ndërkohë, lidhur me çështjen Prokuroria tha sot se i janë dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale shfajësuese.

“I kemi dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale shfajësuese. Paketa e parë u prezantua më datë 10 dhjetor. Paketën e 2-të të materialeve ia dorëzojmë mbrojtjes. Po plotësojmë afatet në përputhje me detyrimin”, deklaroi Prokuroria./ Opinion.al

Pas