InstaBIZ

FOTO/ I shpallur në kërkim, Stresi arratiset drejt një tjetër shteti


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:43 - 17/12/20 |
Doriana Çepunaj

Këngëtari i njohur, Stresi, vazhdon të jetë në kërkim nga policia, pasi mori pjesë në protestat që u zhvilluan pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha, nga një efektiv i forcave “Shqiponja”.

Menjëherë pasi u shpall në kërkim këngëtari u fsheh në Kosovë. Vetë reperi deklaroi se ishte larguar nga vendi duke përdorur një makinë funerali.

Ndërkohë, ditën e sotme, Stresi ka postuar në Instagram një foto me dy valixhe, ku tregon se është përgatitur për t’u larguar drejt një tjetër shteti.

Ku???? A po ikim shtet tjetër, go go”, ka shkruar reperi krahas fotos së publikuar./Opinion.al

Pas