Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis në shkollat e Tiranës programi për kontrollin e shëndetit oral dhe të syve

2022/05/13 at 5:06 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nis në shkollat e Tiranës programi për kontrollin e shëndetit oral dhe të syve

Shkollat e Tiranës janë institucionet e para arsimore ku janë hapur kabinetet e reja dentare dhe ka nisur kontrolli i shëndetit oral dhe i syve për fëmijët e moshës 6-14 vjeç.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ishin në shkollën 9-vjeçare “Vasil Shanto”, për të inspektuar laboratorin e ri dentar, ku folën për rëndësinë e kontrollin shëndetësor të fëmijëve.

Gjatë  fjalës së tij Veliaj tha se ky projekt do të shtrihet në të gjithë shkollat e kryeqytetit.

“Dua t’i nxis prindërit që të mos i lënë pas dore këto kontrolle për fëmijët e tyre, ta marrin seriozisht rekomandimin nëse duhet rregulluar një dhemb apo nëse duhet bërë një korrektim i syzeve për sytë. Plani është që të shkojmë në të gjitha shkollat, por për momentin e kemi nisur me një shkollë në qendër të qytetit, si shembull për të tjerat. Jam i sigurt nga ajo që pashë se nisma do të jetë një histori suksesi”, deklaroi Veliaj.

Veliaj shtoi se, paralelisht me pajisjen me laboratorë mësimorë, shkollat e reja në kryeqytet po pajisen edhe me laboratorë dentarë. “Nëse fokusohemi te çerdhet e kopshtet, fillimisht për t’i rindërtuar, rikonstruktuar, izoluar, apo t’u hiqnim lagështirën, e mandej ndryshuam dietën ushqimore, tregojmë se po ndërtojmë bazat e shoqërisë së nesërme. Me ndihmën e qeverisë po bëjmë edhe fushatën më të madhe të ndërtimit të shkollave të reja, që nga koha e Pavarësisë. Vetëm në Tiranë kemi 40 shkolla të reja, të cilat jo vetëm kanë kabinete të reja të informatikës dhe terrene të mira sportive, si këtu te “Vasil Shanto”, por tani edhe me kabinete dentare. Pra, fëmijët jo vetëm mësojnë, por merren me sport, mësojnë një kurs, tani bëjnë falas edhe kontrollin e syve dhe të dhëmbëve”, tha ai.

Veliaj theksoi se edukimi shëndetësor që në moshë të vogël është një fillim i mirë për një shoqëri shumë herë më të shëndetshme në të ardhmen.

Ndërkohë në fjalën e saj ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se nisja e dy programeve të reja, atij të kujdesit oral dhe kujdesit të syve, do i shërbejnë jo vetëm shëndetit të fëmijëve, por edhe edukimit të tyre shëndetësor.

“Kemi filluar një program shumë të rëndësishëm, i cili po shtrihet në 10 shkolla të Tiranës. Kemi organizuar një program pilot për kujdesin oral, duke vendosur në 10 shkolla 10 kabinete dentare, që do kujdesen për edukimin shëndetësor, për të gjitha ekzaminimet e nevojshme apo trajtimet për fëmijët, që kanë nevojë të kujdesen edhe më shumë. Ne e dimë shumë mirë që përmes kujdesit oral shmangim shumë sëmundje. Duke e pilotuar në Tiranë, duam që këtë model ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë. Nga ana tjetër, qeveria shqiptare përpara pak javësh, ka miratuar një tjetër program, programin e kujdesit të tyre”, tha Manastirliu./Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

10 Korrik, 2025 10:01 pm
Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
-U tha në Opinion

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

10 Korrik, 2025 9:30 pm
Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
-U tha në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

10 Korrik, 2025 9:25 pm
I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth
-U tha në Opinion

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth

10 Korrik, 2025 9:20 pm
Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat
Aktualitet

Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat

10 Korrik, 2025 9:14 pm
Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet
Aktualitet

Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet

10 Korrik, 2025 9:09 pm
Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor
Aktualitet

Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor

10 Korrik, 2025 8:54 pm
Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë
Rajoni

Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë

10 Korrik, 2025 8:50 pm
Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit
Bota

Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit

10 Korrik, 2025 8:23 pm
Para
Srebrenica/ Rama: Për ata që budallallepsen nga i damkosuri botërisht

Srebrenica/ Rama: Për ata që budallallepsen nga i damkosuri botërisht

Ukrainë/ Gjyqi i parë për krime lufte, ushtari 21 vjeçar akuzohet për vrasje

Ukrainë/ Gjyqi i parë për krime lufte, ushtari 21 vjeçar akuzohet për vrasje

Incident gjatë fushatës së Berishës në Elbasan

Incident gjatë fushatës së Berishës në Elbasan

TE FUNDIT

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
10 Korrik, 2025

Pas gati dhjetë muajsh në qeli, ish-deputeti Ervin Salianji u rikthye në Tv Klan në një intervistë për emisionin “Opinion”....

Lexo më shumë

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
10 Korrik, 2025

Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, është hapur thirrja për 12 pozicione drejtuese në këtë bashki. Njoftimi i kryebashkiakut...

Lexo më shumë

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur në emisionin “Opinion”, në lidhje me kohën që kaloi në burg për rreth 9 muaj...

Lexo më shumë

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' për një rrëfim lidhur me periudhën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com