Bota

Ukrainë/ Gjyqi i parë për krime lufte, ushtari 21 vjeçar akuzohet për vrasje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:20 - 13/05/22 |
Opi Nion

Një ushtar rus i akuzuar për vrasjen e një civili ukrainas është paraqitur sot në një gjykatë në Kiev, në gjyqin e parë të zhvilluar për krime lufte që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.

Vadim Shishimarin, 21 vjeç, u dërgua këtë të premte në gjykatë për një seancë paraprake, pasi akuzohet për vrasjen e një civili 62-vjeçar të paarmatosur.

Shishimarin, i cili konfirmoi se ishte një ushtar rus, do përballet me burgim të përjetshëm me akuzat për krime lufte dhe vrasje me paramendim.

“Një nga ushtarakët urdhëroi të akuzuarin të vriste një civil në mënyrë që ai të mos i raportonte,”-thuhet në një deklarate të zyrës së prokurores Iryna Venediktova të enjten.

Shishimarin do t’i tregojë gjykatës në një datë të mëvonshme nëse ai e mohon apo jo akuzën, tha avokati i tij Viktor Ovsyannikov.

Gjykatësi tha se seanca e radhës do të zhvillohet më 18 maj.

Rusia tha se nuk kishte informacion në lidhje me gjyqin dhe se ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo përfshirje në krimet e luftës./Opinion.al

Pas