Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Këtë të premte, pritet të zgjidhen nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm dhe sekretarët. Ndërkohë në nisje është mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.
Gjithashtu, Nishani është shpallur Kryetar Nderi i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Ndërkohë po mban fjalën e tij i pari kreu i PD, Sali Berisha.