Rajoni

Nis dialogu midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:24 - 27/08/20 |
el ida

Në Bruksel nis sot dialogu midis Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh.

Në raundet e deritashme të bisedimeve të këtij niveli, që kanë nisur muajin e kaluar, është diskutuar personat e pagjetur, për të zhvendosurit dhe për bashkëpunimin ekonomik.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha të mërkurën se në takimin e sotëm do të diskutohet po ashtu për çështje të bashkëpunimit ekonomik.

Delegacioni i Kosovës në bisedimet e nivelit të ekspertëve udhëhiqet nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, ndërsa ai i Serbisë nga shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriç.

Burimet diplomatike në Bashkimin Evropian paralajmëruan se në fillim të shtatorit do të mund të zhvillohet edhe një raund i bisedimeve të nivelit të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ndërkaq, më 4 shtator, Hoti dhe Vuçiç pritet të takohen në Uashington, me ftesë të këshilltarit për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Robert O’Brein.

Bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë kanë për synim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve./Opinion.al

Pas