Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Niko, 13 vjeçari shqiptar që është në gjak ende pa lindur, BBC reportazh në Shqipëri  

2017/11/12 at 1:33 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Niko, 13 vjeçari shqiptar që është në gjak ende pa lindur, BBC reportazh në Shqipëri  

Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë dhe në Shqipëri ajo mund të shërbehet në të vërtetë shumë ftohtë.


Mosmarrëveshjet që njihen si gjakmarrje mund të përhapen në gjenerata, duke tretur pasardhësit të cilët nuk kanë të bëjnë asgjë me fyerjen apo krimin origjinal, nis një shkrim i BBC.

Thuhet se ato kanë një histori, por që gjakmarrja mbetet e fuqishme edhe në ditët e sotme. Janë 68 familje në rajonin e Shkodrës në veri të Shqipërisë që tani për tani e kanë të pamundur që të dalin nga shtëpitë e tyre për shkak të gjakmarrjes.

“Kemi vizituar Nikon, një 13-vjeçar, në fshatin e tij të vogël në veri të Shqipërisë. Niko ka thënë se është “në gjak”, me fjalë të tjera, nën kërcënimin e vdekjes për “krimet” e supozuara të kryera para se ai të ketë lindur”.

“Niko jeton me gjyshërit e tij dhe është në rrezik çdo kohë kur del nga shtëpia. Dhjetëra familje të tjera ne veri të Shkodrës në Shqipëri jetojnë po ashtu në arrest shtëpiak të vetë imponuar nga frika e humbjes së jetës”.

“Ne kemi marrë rrugë dhe kemi shkuar edhe me varkë për ta vizituar Nikon, në komunitetin e izoluar nga mësuesja, Liljana Luani”.

Zonja Luani e specializuar për mësim “për fëmijët në gjak” jep mësim në shtëpitë e tyre. Gjakmarrja nënkupton se ata nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre, qoftë edhe për të ndjekur mësimin.
Rregullat e gjakmarrjes për një kohë të gjatë janë kodifikuar në një libër me ligje, të quajtur Kanun, që daton nga shekulli i 15. Kanuni ka ndihmuar në sjelljen e rendit në jetën e fiseve në veri të Shqipërisë, praktikisht gjatë kohës kur ajo ishte nën okupimin e Perandorisë Osmane.

Zonja Luani ka thënë se kanuni shpesh është abuzuar nga ata të cilët janë përfshirë në gjakmarrje.

“Nëse ndjekin ligjet e kanunit…ata nuk do të duhej të vrisnin fëmijë dhe gra. Por ditët e stome as kanuni as ligjet e shtetit nuk po respektohen”, ka thënë ajo.

“Ka pasur raste kur janë vrarë edhe gra dhe fëmijë. Mendoj që autoritetet shtetërore të zbatimit të ligjit do të duhej të bënin më shumë, pasi nuk po punojnë siç duhet”, ka thënë Luani.

Gjakmarrja që përfshin familjen e Nikos, filloi vetëm pak pas krizës së thellë ekonomike në Shqipëri të shkaktuar nga kolapsi i të ashtu quajturave skema piramidale. Kaosi shkaktoi kolapsin e besimit në institucionet shtetërore dhe në drejtësi.

Ngatërresa e kësaj familjeje me një familje tjetër në fshat kishte të bënte me një tokë. Një anëtar i familjes kishte vrarë një fqinjë. Kjo çoi në tjetër ngatërresë që përfshiu komunitetin pranë.

Nga aty asnjëri prej prindërve të Nikos së vogël nuk jeton në shtëpinë e familjes, duke e lënë atë të rritet me gjyshërit pranë shtëpive të familjeve që janë të përfshira në ngatërresë.

Zonja Luani ka treguar se Niko di diçka për ngatërresën.

“Ai dëgjon të tjerët tek flasin për çështjet e përfshirjes në ngatërresë. Por çka i duhet atij është të qëndrojë i heshtur. Por mund të thoni se ai është i zemëruar. Ai e di se është në “gjak” dhe shprehja shkon që  jeta e tij është në rrezik dhe se ai duhet për të qenë i kujdesshëm”.

Koloneli Gjovalin Loka, shef policie në rajonin e Shkodrës, ka thënë se ka bërë gjithçka për të parandaluar dhe hetuar gjakmarrjet.

“Intensivisht po hetojmë shkaqet e vrasjeve të mundshme si rezultat i gjakmarrjes”, ka thënë ai.

“Dhe ne kemi intervenuar me marrjen e informatave për përgatitjet që po bëheshin për thyerje të ligjit”.

Kolonel Loka u ankua që njerëzit po e keqpërdornin kanunin, duke shtuar: “Njerëz të ndryshëm interpretojnë atë në mënyra se ai atyre u përshtate. Nuk implementohet siç duhet”.

“Tani ne kemi të bëjmë me ligjet moderne të shtetit të Shqipërisë – që janë në përputhje me ligjet e Evropës. Koha e kanunit ka mbaruar. Ai duhet vënë vetëm në arkiva”.

Ka një koncenzus për vazhdim të reformës shtetërore dhe institucionet e drejtësisë duhet të përparojnë në çrrënjosjen e gjakmarrjes në Shqipëri.

Dr. Olsi Lelaj, një hulumtues në Institutin e  Antropologjisë Sociale dhe Studimit të Artit në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, ka thënë: “Nuk është problem i të pasuri institucione të forta shtetërore, sesa të pasurit e vetëm institucione shtetërore. Është punë e drejtësisë dhe një drejtësi që është e ndarë për të gjithë”.

Ndërkohë, zonja Luani vazhdon të brengoset për të ardhmen e Nikos.

“Mendoj që është një problem që mund të zgjidhet nga të gjithë ne. Unë punoj shumë me prindërit, veçanërisht me nënat e fëmijëve sepse nënat janë ato që mësojnë dhe kalojnë përtej tolerancës, faljes dhe si duhet falur dhe për të mos vazhduar ciklin e dhunës. /klankosova

Etiketa: bbcgjakmarrjanikoshqiperia


Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
Dafina Zeqiri ka gatuar ‘specialistet shqiptar’

"Nuk kisha para për të shkuar në studio", Dafina Zeqiri tregon vështirësitë për median amerikane

E fundit/ Aksident në Unazën e Madhe në kryeqyetet

E fundit/ Aksident në Unazën e Madhe në kryeqyetet

Studimi i fundit/ Kush është më i zgjuar macja apo qeni?

Studimi i fundit/ Kush është më i zgjuar macja apo qeni?
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}