InstaBIZ

“Nihal” e prerë, pse nuk i lejoi paparacët t’i fotografojnë të birin


               Publikuar në : 13:56 - 21/01/20 |
el ida

Hazal Kaya, aktorja e telenovelës së famshme “Dashuri e ndaluar” që mbërtheu miliona njerëz para ekranit, prej dy muajsh e gjysëm po gëzon statusin e ri të mëmësisë.

E njohur për personazhin e Nihalit, 29-vjeçarja solli në jetë një djalë në muajin nëntor të vitit që lamë pas. Prej asaj kohe aktorja është shfaqur herë pas here në ambiente publike me të birin mirëpo, si në rrugë, ashtu edhe në rrjete sociale, ajo mundohet t’ia fshehë fytyrën për shkak të besëtytnive të ndryshme.

“Nihal” u pa teksa ecte në rrugë me të birin dhe krah partnerit, 14 vjet më të madh se vetja, mirëpo sapo pa paparacët ajo e futi menjëherë të voglin në karrocë, dhe iu kërkoi atyre që të mos e fotografonin atë, sepse kishte merak se do t’ia merrnin mësysh.

“Aman mos ma fotografoni djalin se kemi frikë mos na e marrin mësysh”- u shpreh aktorja sipas mediave turke./Opinion.al

Pas