Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngritja e nacional socializmit

2016/05/25 at 4:53 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Ngritja e nacional socializmit

Nga Anne Applebaum


Këtu dhe tani, në të tashmen, njerëzit duan ende një shpërblim emocional nga politika, dhe jo menaxhim ekonomik. Zgjedhje e së djelës në Austri shkuan kundër valës nacional-socialiste, por kjo nuk do të thotë se këto politika do të zhduken. Revolucioni u ndërpre në Austri, por s’do të thotë se ka marrë fund

Ka qenë tejet zbavitëse të shihje luftën e shtypit ndërkombëtar për të përshkruar Norbert Hoferin, kandidatin presidencial në Austri, që sapo ka humbur zgjedhjet për vetëm pak vota. Hofer kundërshton ashpër emigracionin, dhe përdor gjuhën nostalgjike mbi kulturën “pan-gjermanike”, pikëpamje që e vendos atë në kategorinë ”e ekstremit të djathtë” të politikës evropiane.

Në të njëjtën kohë, ai dhe Partia e tij e Lirisë denoncojnë konsensusin ekonomik “neoliberal” dhe shprehin keqardhje për të këqijat e kapitalizmit ndërkombëtar – pikëpamje që e vendosin atë në kategorinë “të majtës ekstreme” të politikës evropiane. Kjo është një përzierje konfuze dhe arsyeja se pse për të shpjeguar fenomenin Hofer dhe partinë e tij “Soziale Heimatpartei” – partinë e atdheu social – unë propozoj të rinxjerrim termin ”nacional socializëm” nga hiri i Luftës së Dytë Botërore.

Me nacional socializëm unë nuk nënkuptoj Hitlerin, dhe as nuk e kam fjalën për Holokaustin. Nuk e kam fjalën as për fashizmin, edhe pse natyrisht ne mund të mbërrijmë përfundimisht në atë pikë. Unë jam duke folur për një filozofi politike, e cila kombinon “nacionalizmin”- një besim të fortë tek rëndësia apo edhe superioriteti i grupit të vet etnik ose kombit-shtet – me “socializmin” ose besimin se shteti duhet të ndërhyjë shumë fort në ekonomisë kombëtare, dhe ndoshta edhe në fusha të tjera.

Për dekadat e shkuara, në Evropë dhe Amerikën e Veriut, këto ide kanë qenë kryesisht të ndara.

“Socialistët”, në mishërimin evropian e tyre të pasluftës, ishin thuajse të gjithë internacionalistë. Socialistët marksistë, besonin në triumfin përfundimtar të diktaturës së proletariatit ndërkombëtar. Socialdemokratët tek virtytet e integrimit evropian dhe bashkëpunimi. Konservatorët nuk flasin më aq shpesh për virtytet tradicionale kombëtare, ose të paktën për vlerat tradicionale.

Por në botën anglo-saksone, ata zakonisht i kanë bashkangjitur këtyre ideve në një filozofi të liberalizmit ekonomik dhe kufijve të hapur. Në Evropën kontinentale, Kristian Demokratët mbështetën me entuziazëm Bashkimin Evropian dhe tregjet e tij të integruara. Ka pasur disa pengesa, nga vende si Spanja e Frankos dhe Portugalia e Salazarit.

Por, për shumicën e gjysmë-shekullit të fundit, nacionalizmi i ashpër dhe ekonomitë e dominuara nga shteti nuk qenë të lidhura me njëri-tjetrin. Nuk është më kështu:Në të gjithë Evropën, partitë që njihen si “e djathta ekstreme” janë duke e rimodeluar shpejt veten, duke përshtatur politika dhe përdorur një gjuhë që dikur do të tingëllonte si marksiste. Partia e Fronti Nacional i Marin Lë Penit në Francë mban tashmë tubime vjetore në 1 maj, festën e socialistëve të vjetër internacionalistë.

Në këto aktivitete, edhe ajo sulmon politikat “neoliberale” dhe “elitat e globalizuara”. Në vend të tyre, ajo dëshiron një “shtet muskuloz”, që takson importet, rrikthen proteksionizmin dhe shtetëzon kompanitë e huaja dhe bankat. Jo rastësisht, edhe ajo dëshiron të tërhiqet si nga Bashkimi Evropian ashtu edhe nga NATO. Shtetëzimi – ose më mirë “ri-shtetezimi”- nuk është vetëm një parullë, por një politikë e qeverisë aktuale në Hungari. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, një ish-ithtar i tregut të lire, tani thurr lirika në lidhje me fatin e Hungarisë dhe sulmon Bashkimin Evropian.

Në të njëjtën kohë, ai përdor haptazi taksat dhe rregulloret ndëshkuese për të trembur bankat e huaja. Qeveria e Polonisë, që aktualisht drejtuar nga Partia Ligjit dhe Drejtësi, flet gjithashtu për “ri-Polonizim” të bankave të huaja dhe mediave, duke kombinuar me kujdes retorikën nacionaliste dhe ekonominë socialiste në një frazë të vetme.

Por atëherë, ato që zakonisht cilësohen si premtimet e “krahut të majtë” për shpenzime të larta sociale tashmë janë shumë të zakonshme tek e “djathta” e re. Partia e Pavarësisë së Britanisë së Madhe, e cila dëshiron që Britania të dalë nga BE-ja, së bashku me partitë nacionaliste  skandinave – Partia Popullore daneze, Demokratët Suedezë – përkrahin gjithashtu një shtet të zgjeruar të mirëqenies sociale, edhe pse natyrisht ato duan të sigurohen që paratë të shpenzohen vetëm për të britanikët, danezët dhe suedezët etnikë.

Rritja e mbështetjes për të gjitha këto parti, i atribuohet zakonisht valës së emigrantëve që vijnë në Evropë nga Siria dhe Afrika e Veriut. Ndërsa anti-emigracioni, është një gur prove emocional për të gjithë ata, vështirë se dikush ka vërejtur se partitë nacional-socialiste janë ndërkohë duke mbledhur votat e zgjedhësve të mërzitur nga socializmi miqësor për biznesin e qendrës së majtë, dhe pragmatizmi i qendrës së djathtë.

Ndoshta kjo nuk është për t’u habitur: Tashmë ka kaluar një brez që nga rënia e komunizmit sovjetik. Centralizimi, nacionalizimi dhe proteksionizmi, duken të gjitha si ide të reja për njerëzit që nuk i mbajnë mend ato. Pak kujtohen varfërinë që kanë krijuar, apo edhe korrupsionin. Edhe më pak akoma mbajnë mend se çfarë ndodhi herën e fundit që ideologjitë e fuqishme nacionale u kombinuan me kontrollin shtetëror të ekonomisë.

Është kaq e vështirë të imagjinohet një Evropë me kufij dhe barriera tregtare, sa që ngjan e vështirë që kjo ide të mund të përdoret si një kërcënim. Paralajmërimet nuk funksionojnë, dhe as mësimet e historisë. Pas kaq shumë dekadash, e shkuara shndërrohet në një klishe, një histori e treguar shumë herë që të ketë kuptim.

Këtu dhe tani, në të tashmen, njerëzit duan ende një shpërblim emocional nga politika, dhe jo menaxhim ekonomik. Zgjedhje e së djelës në Austri shkuan kundër valës nacional-socialiste, por kjo nuk do të thotë se këto politika do të zhduken. Revolucioni u ndërpre në Austri, por s’do të thotë se ka marrë fund.

Shënim: Anne Applebaum është drejtoreshë e Programit “Global Transitions” në Institutin Legatum në Londër. / “The Washington Post” – Në shqip nga www.bota.al

 



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Ekzekutorët e Elton Çiços fshihen në Tepelenë, RENEA në aksion

Ekzekutorët e Elton Çiços fshihen në Tepelenë, RENEA në aksion

Basha: Urgjente në Shqipëri janë zgjedhjet e lira

Basha: Urgjente në Shqipëri janë zgjedhjet e lira

Myftiu i Tiranës, Gurra: Ipeshkëvi Avgustini burim i pashtershëm paqeje

Myftiu i Tiranës, Gurra: Ipeshkëvi Avgustini burim i pashtershëm paqeje

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com