Aktualitet

Ngrihen çadrat, të dielën nis vaksinim masiv në sheshin “Skënderbej”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:34 - 27/03/21 |
Opi Nion

Të dielën në shesin “Skënderbej” do të nis vaksinimi masvi me vaksinën kineze Sinovac për të moshuarit mbi 70 vjeç në kryeqytet. Bëhet me dije se përveç sheshit Skënderbej, paralelisht do të kryhet vaksinimi edhe në qendrat shëndetësore. Janë mbi 2 mijë vaksinime që do të kryhen brenda të dielës në Tiranë.

Burime për Tv Klan bëjnë me dije se të moshuarit 70-79 vjeç do kryejnë vaksinën kineze në çadrat e ngritura në sheshin Skënderbej. Ndërsa ata mbi 80 vjeç do të kryejnë vaksinën ruse Sputnik në qendrat shëndetësore.

Çdo qendër shëndetësore ka përgatitur listat me nga 80 të moshuar mbi 70 vjeç. Ndërsa rreth 60 të tjerë të moshës mbi 80 vjeç do të vaksinohen në qendrat e tyre shëndetësore, sipas orarit të përcaktuar nga mjeku i familjes.

Në vend janë afro 110 mijë të moshuar të moshës 70-74 vjeç, ndërsa nga mosha 75-79 vjeç rezultojnë të regjistruar 86 mijë. Në total janë afro 190 mijë të moshuar të grupmoshës 70-79 vjeç.

Ndërsa të moshuar të  grupmoshës 80-84 vjeç rezultojnë 56 mijë. Me 192 mijë dozat e vaksinës Sinovac të mbërritura të enjten në Shqipëri, synohet te vaksinohen 500 mijë qytetarë deri në Qershor.

Pas