Bota

Publikohen pamjet satelitore të bllokimit të Kanalit të Suezit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:07 - 27/03/21 |
Opi Nion

Imazhet satelitore të mëposhtme tregojnë pasojat e shkaktuara nga bllokimi i anijes gjigante të mallrave në Kanalin e Suezit.

Imazhet janë ndarë nga Agjencia Evropiane Hapësinore, teksa shihen qindra anije të bllokuara në Gjirin e Suezit, duke pritur të kalojnë.

Radhët e gjata të anijeve të transportit të mallrave, janë krijuar pas bllokimit të Kanalit të Suezit, nga anija Ever Given, që është 400 metra e gjatë dhe 60 metra e gjerë.

Me kalimin e ditëve radhët e anijeve sa vijnë e po shtohen, ndërsa ky bllokim mund të jetë rrezik për botën për një katastrofë ekonomike.  Sipas ekspertëve të ekonomisë, një ditë bllokim të kanalit, kushton në nivel global plot 10 miliardë dollarë./Opinion.al

 

 

Pas