Megjithëse reshjet kanë qenë të pakta këtë dhjetor në kush udhëton në rrugët e veriut dhe verilindjes duhet të bëjë kujdes.
Megjithëse nuk ka probleme prej borës kanë qenë temperaturat e ulëta ato që kanë sjellë vështirësi në qarkullim.
Më problematike janë aksi Fushë Arrëz – Qafë Mali -Qafë Shllak pe cila araqet rrezikshmëri qarkullimi pasi ka prezencë akulli e mjegulla është e dendur.
Edhe në disa pika të rrugës së kombit ka prezencë ngricash në rrugë.
Edhe në aksin rrugor Pukë-Kukës, ka rrëshqitje inertesh. Traseja e aksit Qafë Mali – Qafë Shllak është mbushur me gurë e dhera, ndërkohë që në Fushë-Arrëz, nuk ka asnjë mirëmbajtje në aksin rrugor./Lapsi