Aktualitet

Nga zhvillimet në PD te emigracioni i paligjshëm, Alibeaj takon ambasadorin e Britanisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:30 - 27/09/22 |
Opi Nion

Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe  në Tiranë, Alaister King- Smith.

Në një status në rrjetet sociale, Alibeaj bën me dije se gjatë bisedës u trajtuan tema të rëndësishme si zhvillimet politike në vend, përfshirë edhe ato në Partinë Demokratike.

Po ashtu është diskutuar për reformën Administrativo- Territoriale si dhe emigracionin e paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë.

“Sot zhvillova një takim miqësor dhe të frytshëm me ambasadorin e Britanisë në Tiranë, Alaister King- Smith. Gjatë bisedës trajtuam tema të rëndësishme si zhvillimet politike në vend, përfshirë edhe ato në Partinë Demokratike. Lidhur me reformën Administrativo- Territoriale i kërkova Ambasadorit Britanik mbështetje dhe asistencë teknike për ti ofruar qytetarevë shqiptarë një ndarje territoriale të saktë dhe të dobishme për ta.

Gjithashtu ndava me ambasadorin Alaister King- Smith shqetësimin e qeverisë britanike për çështjen e amnistisë fiskale, të pasaportave “të arta” dhe sigurisht u ndalëm tek problematika e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë.

E sigurova bashkëbiseduesin për mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për këto çështje duke qënë të angazhuar seriozisht për të kundërshtuar këto iniciativa të qeverisë me mundësitë e kufizuara institucionale që ka sot opozita shqiptare”-tha Alibaej.

Pas