Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga stadiumi në ekran, Pejana Elezi: Tani shkoj me djalin

2023/06/10 at 10:22 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga stadiumi në ekran, Pejana Elezi: Tani shkoj me djalin

Raporti i saj me ekranin nisi përmes sportit. Në fakt në atë kohë ekrani nuk ishte aspak aspiratë për vajzën e stadiumeve dhe admiruesen e fanelës bardh e blu. Por pikërisht nga ky pasion për sportin Pejana Elezi e pa veten në ekran. Një raport i ri në jetën e saj dhe triumfi i ndjenjës së mëmësisë e shkëputi për disa vite, por pa e zbehur pasionin për punën dhe televizionin.


Në një intervistë për Opinion.al, ajo tregon sfidat, pasiguritë por dhe ambicjet për të ardhmen.

Si ka nisur raporti juaj me sportin?

Raporti me sportin ka filluar herët. Unë vij nga një familje tiranase shumë e vjetër dhe sigurisht tifozë të Tironës ndaj isha mësuaër që në shtëpi të shihej Tirana me babin dhe gjyshin e më pas vite më vonë fillova të shkoja në stadium.

Fundjavat e mia ishin në stadium dhe kjo, dashur pa dashur u bë pjesë e pandarë e imja. Më ka shërbyer të qenit tifoze edhe për televizionin.

Në 2017 në RTSH po krijohej kanali i sportit dhe kryeredaktori i kanalit Pano Xhixho kishte vendosur të krijonte një audicion me vajza që ndiqnin sportin. Me përjashtimin tim dy vajzat e tjera studionin gazetari në atë moment. Kemi bërë një audicion të cilin e fituam automatikisht në mënyrë të padiskutuar dhe kështu fillova punë në televizion.

Ekranin nuk e kam dashur asnjëherë dhe e kam përjetuar me një stres çdo dalje në ekran, sepse kisha një përgjegjësi të jashtëzakonshme mbi vete. Mendoja se po të bëja ndonjë gafë nuk do dilja më kurrë në ekran.

Kujtoj se kam nisur në shkurt të 2017-ës dhe diku pas 4-5 muajsh isha opinioniste në emisionin e parë që organizohej atje. Një vit më pas m’u besua emisioni i botërorit së bashku me kolegen dhe shoqen time, Sabinën. Ishte diçka që nisi shumë e vrullshme për mua, por që u përfshiva pastaj dhe u mësova me ritmin e televizionit. U bëra shefe e lajmeve nga bota më vonë dhe bashkëpunimi me ta ka qenë shumë frytdhënës, kam mësuar,

Vajzat e sportit nuk janë një fenomen i ri tashmë, por a mendon se ka një paragjykim ndaj tyre? Jo për çështje gjinie, por duket si diçka më shumë që u përket djemve…

Kur nisëm në fillim nuk ishim shumë vajza, por tashmë më vjen mirë që janë më shumë. Të merresh me sport nuk është e lehtë sepse kërkon një përgatitje dhe njohje specifike. Sigurisht janë paragjykuar, ka patur që thonin: “Hë se nuk merresh vesh, do na bëjë dhe analizë teknike”! Vitet e fundit, të paktën në Tiranë është shtuar numri i vajzave në stadium dhe dashur padashur njerëzit po mësohen me idenë që janë edhe vajzat që marrin vesh nga futbolli, jo vetëm meshkujt. Sepse në fund të ditës varet si e vlerëson ti veten tënde.

Ke patur ndonjë moment të vështirë në ekran, kur ke menduar që nuk do ja dilje dot?

Sa herë më dihej të dilja në një lidhje direkte i thoja kryeredaktorit që nuk dal më. Dhe ai më thoshte: “Pejana ma thua gjithmonë këtë”. Sepse në një televizion publik të shohin me lupë kur themi, se nuk lejohet të dalësh nga disa konture. Aty është një kod etik që duhet ta respektosh në detaje. Kam bërë një herë vetëm një gafë, sepse më kapi e qeshura. Kisha një intervistë live me trajnerin e Tiranës në spanjisht dhe një moment më kapi e qeshura dhe e kam përjetuar në një mënyrë të keqe e nuk doja të dilja më në ekran.

Dhe tani më shumë se 2 vjet shkëputje, si ka qenë kjo kohë. Në çfarë reflektimi të ka sjellë?

Arsyeja e vetme ishte se u bëra nëna. Nuk e kisha menduar se do shkëputesha nga televizioni. Më herët kisha disa projekte që do t’i bëja, ishte Europiani. Mendoja se në momentin që lindi djali do t’i përkushtohesha 6 muajt e parë më të rëndësishëm dhe do kththesha në ekran, por nuk ndodhi ashtu. Me keqardhje shumë të madhe dhashë dorëheqjen në televizon, por ishte botërori i Katarit 2022 që më riktheu. Kur ma ka marr kryedredaktori për të bërë emisionin m’u mbushën sytë më lotë dhe e kam vlerësuar maksimalisht ftesën e tyre, ndonëse emocionet dhe pasiguritë e kësaj herë ishin të jashtëzakonshme. Por vura re që isha një njeri edhe më serioz në ekran tashmë.

Në çfarë raporti qëndron tek ti, nëna, vajza që ka studiuar spanjisht dhe komunikim e së fundi televizioni?

Mendoj që me sportin do ta kem të vështirë të shkëputem. Unë nuk kam punuar asnjë ditë në profesionin ku jam diplomuar, spanjisht- anglisht dhe master komunikim e turizëm.

Kam përshtypjen që do ta shoh veten në botën e televizonit, por mbase pas kamerave, sepse ekrani të konsumon. Unë jam shumë dakord që gjithmonë duhet t’u lihet vendi vajzave dhe djemve të rinj në ekran, sepse ekrani të konsumon.

Mund të jem diku në televizion mbase duke shkruar ndonjë skenar apo tekst, por veten time e shoh aty. Kam përshtypjen që tek sporti do mbetem, duke besuar që në një vendi si yni sporti do zhvillohet edhe më shumë.

Në stadium vazhdon të shkosh?

Po, shkoj me djalin tani. Jam mundur shumë që dhe atij t’i injektoj pjesën e sportit. Nuk di nëse do t’i pëlqejë, por mendoj se një njeri raporti me sportin e ndihmon shumë për disiplinën dhe rregullin. Patjetër nuk shkoj çdo fundjavë siç shkoja, por mundohem edhe të ndjek lajmet sidomos për skuadrën e zemrës që është Tirona./Opinion.al

Etiketa: djaliPejana Elezisportitelevizioni


Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Finalja/ Manchester City kalon në avantazh

Finalja/ Manchester City kalon në avantazh

Video/Blendi Fevziu përcjell detajet e paradës së shqiptarëve në Nju Jork

Video/Blendi Fevziu përcjell detajet e paradës së shqiptarëve në Nju Jork

 Manchester City triumfon mbi Interin, fitues i Ligës së Kampionëve

 Manchester City triumfon mbi Interin, fitues i Ligës së Kampionëve
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}