Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga sot, udhëto me Vodafone në Ballkanin Perëndimor, pa tarifa roaming

2021/07/01 at 5:21 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga sot, udhëto me Vodafone në Ballkanin Perëndimor, pa tarifa roaming

Të gjithë e dimë sa stresues mund të bëhet një udhëtim, nëse nuk do të kishim mundësi e lehtësira në përdorimin e telefonit dhe internetit. Sepse na duhet të kemi informacion në çdo kohë e për gjithçka. Na duhet të marrim në telefon familjarët, kolegët, stafin, për axhendat e meraqet që kemi lënë pas, në shtëpinë, punën, vendin tonë. Për qyetarët e Ballkanit Perëndimor që po udhëtojnë shpesh e më shpesh brenda rajonit, jo vetëm për turizëm, por edhe për arsye pune e biznesi, lehtësia më e madhe e komunikimit roaming fillon pikërisht sot më 1 korrik.

Tarifa 0 roaming në të 6 vendet Ballkanit Perëndimor ishte një mision që u realizua me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes Rajonale të Roaming, e nxitur nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe e nënshkruar mes BE-së dhe 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Bosnjë, Serbi, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi.)

Zerimi i tarifave roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor për thirrjet hyrëse dhe dalëse, nën moton “Udhëto pa tarifa roaming në Ballkanin Perëndimor”, do të jetë një lehtësi e madhe, jo vetëm financiare, por edhe burokratike.

E mbështetur edhe nga Vodafone Albania, kjo platformë lehtësuese, do t’ua mundësojë edhe shqiptarëve “Të flasin si në shpi” kudo që të udhëtojnë në rajon. Klientët Vodafone do të kenë mundësinë të përdorin njësitë e planit të tyre tarifor pa asnjë kosto shtesë sikur të jenë në Shqipëri, edhe gjatë qëndrimit në Kosovë, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi e Maqedoni të Veriut. Jo vetëm kaq. Vodafone ofron një plan shumë të favorshëm roaming edhe përtej rajonit. Për të shmangur tarifat për njësi dhe për të mbajtur nën kontroll shpenzimet pas përfundimit të planit tarifor/njësive aktive të paketës, klientët Vodafone mund të aktivizojnë paketën 1 GB Roaming në Evropë, që konsiderohet produkti premium i paketave aktuale roaming (i vlefshëm për BE, SHBA, Kanada) për klientët me parapagesë dhe ata të planit tarifor “Next”. Kjo paketë, e cila kushton vetëm 1,300 lekë dhe përmban 1.5 GB, vlen për dhjetë ditë.

Klientët “Next” përfitojnë dyfishin e internetit të kësaj pakete, pra 3 GB. Ndërkohë, me paketën roaming aktive, minutat hyrëse dhe dalëse tarifohen njësoj si në Shqipëri.

Vodafone Albania, si pjesë e Vodafone Group, ofron shërbimet e ofertat roaming më konkurruese në treg, falë shtrirjes së gjerë të rrjetit Vodafone dhe partnerëve. Vodafone ofron shërbime roaming në 210 shtete të ndryshme e ka marrëveshje roaming me 650 operatorë celularë nëpër botë. Kjo është arsyeja se përse për udhëtimet jashtë vendit, rrjeti Vodafone është pa dyshim partneri më i mirë për të garantuar një komunikim të pandërprerë dhe cilësinë më të mirë të shërbimit, kudo ndodheni.

Etiketa: reklameVodafone

Ju sugjerojmë

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
Aktualitet

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

19 Nëntor, 2025 12:41 pm
Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
Aktualitet

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

19 Nëntor, 2025 11:43 am
Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
Kryesore

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

19 Nëntor, 2025 11:17 am
Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
Aktualitet

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

19 Nëntor, 2025 10:25 am
“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Aktualitet

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

19 Nëntor, 2025 9:43 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

19 Nëntor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 19 nëntor 2025

19 Nëntor, 2025 7:45 am
Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
-U tha në Opinion

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

18 Nëntor, 2025 11:36 pm
Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
Bota

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

18 Nëntor, 2025 10:31 pm
Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
Sport

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

18 Nëntor, 2025 10:26 pm
Para
Veliaj takon Aleksandër Soros: Një nga kryebashkiakët më inovativë në botë

Veliaj takon Aleksandër Soros: Një nga kryebashkiakët më inovativë në botë

21 viktima dhe 882 raste të reja me COVID-19 në Itali

21 viktima dhe 882 raste të reja me COVID-19 në Itali

Për herë të parë pas 14 vitesh vritet një polic në Suedi

Për herë të parë pas 14 vitesh vritet një polic në Suedi

TE FUNDIT

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
19 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama prezantoi në Kuvend buxhetin e vitit 2026 dhe paketën fiskale që e shoqëron. Buxheti që socialistët kanë...

Lexo më shumë

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
19 Nëntor, 2025

Absolutisht asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar ndaj protestuesve. Këtë përgjigje u dha ish-kryeministri Sali Berisha gazetarëve pas...

Lexo më shumë

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
19 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama është ngritur të prezantojë buxhetin për vitin e ardhshëm në Parlament, por deputetët e opozitës zgjodhën të...

Lexo më shumë

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
19 Nëntor, 2025

Dhjetëra fshatra në Qarkun e Gjirokastrës po vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Kjo si pasojë e problemeve me motin çka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com