Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga nisja e sherrit mes kushërinjve, tek vrasja në Malësinë e Madhe

2020/10/08 at 6:07 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga nisja e sherrit mes kushërinjve, tek vrasja në Malësinë e Madhe

Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe pas konfliktit që ka zanafillë kanabisin tronditi opinionin duke rikthyer edhe njëherë përplasjet për çështjet e drogës. Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj u gjetën sot pajetë në një zonë të pyllëzuar pranë parcelës me kanabis, e cila u bë shkak për vrasjen e tyre nga Daniel Pepaj, nga i cili ende nuk ka asnjë gjurmë.


Abc News sjell pamjet nga vendi ku u gjetën trupat e pajetë, disa metra larg njëri tjetrit të ekzekutuar me kallashnikov, ndërsa gjurmët e Danjelit dyshohet se janë në Malin e Zi, ku u arratis pas vrasjes. Abc News ndërtoi skemën dhe udhëtimin e 3 të rinjve nga fshati Vrith për në zonën e pyllëzuar të Rrencit në Malësinë e Madhe ku u gjetën pajetë.

Por si nisi konflikti që përfundoi me dy viktima?

Pak muaj më parë Vilson Çutaj kishte dalë nga qelia në burgun e Reçit, ku vuajti dënimin me 3.4 vite për kultivim kanabisi. Por sapo doli nga burgu iu rikthye sërish kanabisit. Së bashku me Klementin, i cili dyshohet se ishte organizatori, kultivuan një parcelë me kanabis në zonën e pyllëzuar te Rrencit në Malësinë e Madhe.

Dy të rinjtë, Klementi dhe Vilsoni që ishin kushërinj me njëri tjetrin, afruan pranë tyre në “biznesin” e drogës edhe Danjel Pepajn. Tre të rinjtë kishin lidhje me njëri tjetrin, pasi Vilsoni ishte kushëri me Klementin, ndërsa ky i fundit me Danjelin duke krijuar besueshmëri për ecurinë e kultivimit të kanabisit. Lëvizjet e tre të rinjve në zonë në 6 muajt e fundit kishin ngjallur dyshime te banorët e zonës.

Por jo gjithçka shkoi sikur e planifikonin, pasi 50 kg kanabis humbasin. Dyshimet? Vilsoni e pyet Klementin se ky dyshon dhe ky i fundit gishtin e drejtoi nga kushëriri i tij, Danjeli, i cili e mohon që ta ketë marrë.

Megjithatë Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj nuk i besojnë dhe ditën e shtunë në datë 3 Tetor udhëtojnë me makinë për të takuar Danjelin për të sqaruar dyshimet. Kujtojmë që Klement dhe Danjel Pepaj janë nga fshati Vrith, ndërsa Vilson Çutaj nga Bajza.

Përballja nuk ishte e qetë. Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj nuk i besojnë dhe dhunojnë Danjelin, të cilin e akuzojnë se mori nga parcela 50 kg kanabis. Por nuk përfundon këtu. Tre të rinjtë largohen nga qendra e fshatit në datë 3 tetor duke u zhdukur pa gjurmë.

Një ditë ma pas valët e telefonit i kishin lokalizuar në zona të ndryshme, Vilson Çutajn në Razmë dhe Klementin në Bogë, ndërsa për Danjelin nuk kishte asnjë gjurmë. Ky fakt është një nga misteret, se si një ditë pasi u zhdukën u lokalizuan në zona të ndryshme nga antenat e telefonive celulare.

24 orë nga zhdukja pa gjurmë, familjarët të shqetësuar nisin kërkimet te të afërmit për tre të rinjtë, ndërsa i pari që iu drejtua policisë për të kërkuar ndihmë ishte vëllai i Vilson Çutajt, Olsioni, që bëri denoncimin.

Madje policia sekuestroi edhe makinën e tij tip “Benz” me të cilën dyshohet se Vilsoni dhe Klementi shkuan që të takojnë Danjelin përpara se të ngjiteshin në këmbë në mal te parcela.

Menjëherë sapo vëllai i njërit prej të zhdukurve bëri denoncimin në Malësinë e Madhe, teksa policia ende nuk kishte bërë asnjë njoftim për rastin, ishte gazetari Artan Hoxha që bëri publik rastin, madje edhe arsyen e zhdukjes, kanabisi.

Një ditë më pas, në datë 5 tetor, ishin prindërit e Klementit pas zhdukjes së djalit të tyre që u shprehën në Abcnews.al se Danieli kishte dorë në zhdukjen e Vilsonit dhe Klementit.

Në datë 5 tetor policia nisi kërkimet në terren, ndërsa bashkë më efektivët edhe familjarët dhe të afërmit e tre personave të zhdukur. Pas tre ditësh kërkime, sot u gjetën trupat e pajetë të 2 prej të rinjve, Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj në zonën e pyllëzuar te Rrencit, 250 metra larg parcelës me kanabis, që kishin kultivuar.

Ata u gjetën duke ndjekur rrugën e dyshuar se mund të kenë bërë 3 personat. Një indicie ishte edhe dëshmia e banorëve të fshatit se në këtë zonë kishin dëgjuar  krismat e armëve ditën që janë zhdukur të rinjtë.

Autori Daniel Pepaj, dyshohet se pas sherrit u kërkoi 2 të rinjve të shkojnë te parcela me kanabis në zonën e pyllëzuar që të sqaroheshin. Gjatë rrugës për te parcela, në rrethana jo krejt të qarta, Danjel Pepaj mori armën, që dyshohet se e kishte fshehur në parcelën me kanabis duke i qëlluar për vdekje.

Trupat nuk ishin fshehur apo mbuluar, ndërsa janë qëlluar nga një distancë e afërt me automatik pak metra larg njëri tjetrit. Parcela me kanabis është rreth 3 orë larg në këmbë nga fshati Vrith.

Trupat e 2 të rinjve pritet që të dërgohen në morgun e spitalit, ndërsa autori dyshohet se është arratisur në Malin e Zi./ ABC News



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
17-vjeçari, golashënuesi më i ri i Francës i 100 viteve të fundit

17-vjeçari, golashënuesi më i ri i Francës i 100 viteve të fundit

Trump tregon kur do të tërhiqen trupat e SHBA nga Afganistani

Trump tregon kur do të tërhiqen trupat e SHBA nga Afganistani

Nga nisja e sherrit mes kushërinjve, tek vrasja në Malësinë e Madhe

Vrasja e dyfishtë në Malësinë e Madhe, kush i çoi tek parcelat e hashashit
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}