Kryesore

Nga inceneratorët përfitues edhe persona pranë Bashës? Kryemadhi: Emrat në SPAK



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:53 - 04/07/22 |
Opi Nion

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ka bërë një tjetër denoncim të fortë kundër ish-kreut të PD Lulzim Basha.

Ajo u shpreh se në dokumentet që posedon rezultojnë përfitues nga skema e inceneratorëve edhe persona nga PD që janë pranë Lulzim Bashës.

Ajo është pyetur nga gazetarët për emrat e pyeture, por Kryemadhi tha se edhe ato do i denonconte në SPAK.

Edhe pse iu kërkuan këto emra nga gazetarët, Kryemadhi nik pranoi t’i bënte publikë.

Patjetër që do t’i denoncoj, por nuk kam ndërmend t’i përmend sot me emra. Emra dhe kompani që kanë marrë në shkëmbim të blerjes së votës apo vendimeve politike, disa kanë marrë shuma parash, disa toka, disa vila, disa biznese, të cilat janë të faktuara, mjafton të gjëmosh paranë, do shikosh që përfundon te emri i gruas që blen një vilë e me radhë. Normal që janë të denoncuara, por ka dhe nga ata të cilët pavarësisht se mund të jetë një faturë e fryrë, ka nga ata që te këto vaskat mund të ketë hedhur beton, dhe kjo faturë nga x lekë që ka kushtuar betoni, s’mund ta bësh 100 x. Janë prova që ne do t’ia dorëzojmë të gjitha këto SPAK-ut”,-tha Kryemadhi.

Pas