Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga emisioni në gjykatë! Ndreca: Dua dëmshpërblim 10 mln lekë

2019/07/04 at 4:01 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“KLSH ka nxjerrë që ka abuzuar 812 mijë Euro”, Ndreca: Të çoj në gjykatë

Nga emisioni Opinion, në gjykatë…. Juristi Plarent Ndreca ka paditur në gjykatë për shpifje sekretarin ligjor të PD-së Çlirim Gjata, duke kërkuar dënimin e tij për shpifje, si shpagimin për cënim nderi e personaliteti me 10 milionë lekë të vjetra.


Ndreca dhe Gjata janë përplasur mbrëmjen e së mërkurës. Gjata tha se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxjerrë abuzime me 812 mijë Euro, duke drejtuar gishtin nga Plarent Ndreca.

Ndërsa ky i fundit sqaroi se Prokuroria e ka pushuar çështjen e referuar nga KLSH për 812 mijë Eurot dhe paralajmëroi se do të dërgojë në gjyq Çlirim Gjatën.

DEBATI 1 

Plarent Ndreca: Kështu e kanë politikën këta, këta vijnë për t’u zënë, për të bërë grusht edhe për të hedhur molotov. Unë s’e kam kështu. E transmeton në studio ai.

Çlirim Gjata: Këta politikën e kanë të vjedhin 800 mijë Euro. Ia ka nxjerrë Kontrolli i Lartë i Shtetit. Kur vjedh 800 mijë Euro, normal që vjen këtu të mbrosh sepse je peng.

Blendi Fevziu: E ke me Ndrecën ti këtë?

Çlirim Gjata: Po po po, e ka nxjerrë KLSH që ka abuzuar 812 mijë Euro.

Plarent Ndreca: Po ça thu mo. Mos ja fut kot.

Çlirim Gjata: Po kështu është kur s’ka Prokurori.

Plarent Ndreca: Mos ta kthejmë personale, se po e kthyem personale nuk dihet ku del kjo histori.

Çlirim Gjata: Hajde dalim ku të duash.

DEBATI 2 

Plarent Ndreca: E ftoj zotërinë, meqënëse e bëri personale, ta tregojë ai nesër në Gjykatë. Dhe ti ke kamerat dhe një televizion kaq serioz për t’i vënë kamerat në dispozicion të kësaj çështje dhe bashkë me z.Gjata ne do shkojmë nesër në Gjykatë. Dhe z.Gjata e ftoj ta provojë këtë gjënë. Jo vetëm kaq, por nëse ai provon se unë kam qenë ndonjëherë në hetim nga Prokuroria e Republikës së Shqipërisë, atëherë

Çlirim Gjata: Jo jo mos e dridh. Prokuroria nuk e merr në hetim, thashë, sepse e keni ju.

Plarent Ndreca: Unë e di shumë mirë se çfarë the. Nesër me CD unë e marr dhe bashkë do shkojmë në gjykatë. A je i gatshëm? Meqënëse është kaq i shqetësuar zotëria, bashkë me mua të shkojë në Prokurori ose në Gjykatë, ku të duash ti. Dhe nëse ti arrin të provosh, se the që unë paskam vjedhur, por jo vetëm kaq, por nëse provon që unë kam qenë nën hetim ndonjëherë, atëherë ti ke të drejtë. Unë kam qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit. Detyra ime funksionale është të firmos…..

Çlirim Gjata: Këtë çështje e ka nxjerrë Kontrolli i Lartë i Shtetit, 812 mijë Euro abuzime. Kam thënë, Prokuroria nuk e heton sepse e kanë kapur këta. Dhe ti mos zotëri je peng i kësaj. Se KLSH është me dokument. Pse nuk e heton Prokuroria? Shko në Gjykatë.

Plarent Ndreca: O zotëri, nuk më intimidon ti dot, as 10 sa ti. Sepse kam kaluar si puna jote pafund. Se kështu jeni mësuar ju, për të intimiduar e për të shmangur argumentin.

Çlirim Gjata: Po po, ju merrni 800 mijë Euro edhe intimidojmë ne.

Plarent Ndreca: KLSH bën 1 mijë kallëzime për kë i teket atyre. Organi që verifikon këtë është Prokuroria Shqiptare. Jo vetëm që s’ka parë abuzim gjëkundi tek unë, por as nuk ka marrë kurrë në hetim se s’ka lidhje me mua fare kjo çështje. Dhe e ka pushuar çështjen me një vendim të formës së prerë. Tani atë fjalën që unë paska vjedhur, do ta shikojmë nesër në Gjykatë sa ka vjedhur./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
Kryesore

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

10 Korrik, 2026 3:11 pm
Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
Kronikë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

10 Korrik, 2026 1:43 pm
Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
InstaBIZ

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

10 Korrik, 2026 1:39 pm
Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
Bota

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

10 Korrik, 2026 1:30 pm
Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar
Kronikë

Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar

10 Korrik, 2026 1:25 pm
Droga nga Shqipëria drejt Italisë me autobusë linje, 23 persona të arrestuar
Kronikë

Droga nga Shqipëria drejt Italisë me autobusë linje, 23 persona të arrestuar

10 Korrik, 2026 1:18 pm
S’ka rezultat pas takimit Kurti-Hamza: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e…
Rajoni

S’ka rezultat pas takimit Kurti-Hamza: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e…

10 Korrik, 2026 1:15 pm
Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
Sport

Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen

10 Korrik, 2026 1:12 pm
Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike
Bota

Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike

10 Korrik, 2026 1:10 pm
Rama: Nuk do të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet
Politikë

Rama: Nuk do të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet

10 Korrik, 2026 12:41 pm
Para
Eliot Engel kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Eliot Engel kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Opinion/ Përse PD vendosi protestë të hënën?

Opinion/ Përse PD vendosi protestë të hënën?

Aksidentoi për vdekje tre persona, arrest me burg për 47-vjeçarin

Aksidentoi për vdekje tre persona, arrest me burg për 47-vjeçarin
















TE FUNDIT

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
10 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po synon të vendosë kontroll mbi aktivitetin e qytetarëve në...

Lexo më shumë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
10 Korrik, 2026

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Mësohet se personat e arrestuar janë me rrezikshmëri...

Lexo më shumë

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
10 Korrik, 2026

Princ Leka dhe Blerta Celibashi janë bërë prindër të një djali të pagëzuar me emrin Aleksandër. Sipas informacioneve vogëlushi ka ardhur në...

Lexo më shumë

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
10 Korrik, 2026

12 persona kanë humbur jetën nga një zjarr i madh pyjor në Los Gallardos, në provincën juglindore të Almerías, sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}