Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga dorëheqja tek mohimi, çfarë ndodhi me drejtorin e Spitalit të Kavajës

2020/02/25 at 6:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga dorëheqja tek mohimi, çfarë ndodhi me drejtorin e Spitalit të Kavajës

Ditën e sotme në media qarkulloi lajmi se drejtori i Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu ka dhënë dorëheqjen dhe një nga arsyet ishte një konflikt me kryetarin e Bashkisë Redian Krali.

Situata mori mbulim të gjerë mediatik pasi prej disa ditësh është aluduar se qeveria ka vendosur të ngrejë një karantinë në dy reparte të Spitalit të Kavajës. Megjithatë ky lajm ende nuk është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Pas shpërndarjes së lajmit se Daiu ka dhënë dorëheqjen ai është pyetur nga mediat lidhur me këtë vendim. Në një prononcim në lidhje direkete me Report Tv ai ka mohuar të ketë dhënë dorëheqjen dhe se këtë lajm e ka parë vetëm në media.

“Nuk ka asnjë urdhër dhe asnjë shkresë zyrtare që të jetë për karantinë, njerëz që duan të shtijnë panik. Nuk e di kush e ka përhapur lajmin, po ua vërtetoj që jam në krye të detyrës. Gjithë udhëzimet që vijnë nga ministria e Shëndetësisë, këtu është një situatë virale e kohës, spitali i Kavajës është në krye të detyrës. Unë i referohem udhëzimeve të ministrisë së shëndetësisë, nuk ka sjellë asnjë urdhër. Nuk mund të flas si një njeri që aludon, flas gjërat reale. Nuk merrem me aludime”, tha Daiu por pa mohuar faktin se ka patur një mbledhje ku ai dhe kreu i Bashkisë së Kavajës kanë zhvilluar debate të tensionuara.

Pikërisht për debatet në këtë mbledhje ka shkruar edhe ish-kryeministri Berisha. Ai ka postuar një mesazh në Facebook ku thuhet se pikërisht për shkak se Drejtori i Spitalit të Kavajës kishte kundërshtuar vendimin për ngritjen e karantinës  në institucionin që ai drejton kryebashkiaku Krali i kishte kërkuar të jepte dorëheqjen.

“Doktor, ne nje mbledhje te thirrur pasditen e sotme nga kryetari monist i Kavajes Redjan Krali me te gjithe drejtoret ka patur debate te forta me drejtorin e spitalit Perparim Daiu ne lidhje me shpalljen e spitalit tone Karantine. Pasi Daiu e ka kundershtuar kategorikisht dhe pas nje deklarate te tijen sot ne Klan se Kavaja nuk do te behej Karantine per Koronavirusin, Redjan Krali i ka kerkuar llogari se ne emer te kujt fliste ai dhe duke e share e ofenduar e i ka thene se je i shkarkuar nga detyra dhe mos te shoh më neser ne pune! Doktor, kjo pune nuk zgjidhet me shkarkim drejtorash por me anullimin e menjehershem te urdherit tinzar nga ministria per shpalljen e spitalit tone Karantine.
Keta nuk njohin kufij kur partia u jep urdhra! Kryetari i Bashkisë i ka thene Po tha shef Edi karantine do behet karantine spitali dhe pike
”,  thuhet në mesazhin që ka publikuar ish-kryeministri Berisha në Facebook.

Daiu ka mohuar dorëheqjen por në prononcimin për media ai thotë se nuk ka asnjë vendim se do të ketë karantinë në Spitalin e Kavajës. Nga ana tjetër ai nuk mohon se ka patur një debat me kryetarin e Bashkisë. Dy pikëpyetjet që mbeten nga kjo situatë janë se nga qarkulloi lajmi për dorëheqjen e Drejtorit të Spitalit të Kavajës dhe për çfarë shkaku ai ka debatuar ashpër me kryebashkiakun Redian Krali. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Përmbytje në Francë, raportohet për viktima dhe të zhdukur
Bota

Përmbytje në Francë, raportohet për viktima dhe të zhdukur

21 Maj, 2025 5:12 pm
Putin në vizitë befasuese në Kursk mes kritikave se po i zvarrit bisedimet për paqe
Bota

Putin në vizitë befasuese në Kursk mes kritikave se po i zvarrit bisedimet për paqe

21 Maj, 2025 4:59 pm
Erdogan do të marrë pjesë në samitin e tetorit në Rusi
Bota

Erdogan: Civilët në Gaza po përjetojnë ferrin, të ndalet ekspansionizmi i Izraelit

21 Maj, 2025 4:57 pm
Veriu ka numrin më të lartë të makinave për banorë
Aktualitet

Veriu ka numrin më të lartë të makinave për banorë

21 Maj, 2025 4:32 pm
Oferta pune ende pa e marrë diplomën: Kosova si fabrikë e mjekëve që ikin jashtë
Rajoni

Oferta pune ende pa e marrë diplomën: Kosova si fabrikë e mjekëve që ikin jashtë

21 Maj, 2025 4:19 pm
Turistët mbushin Shqipërinë që në pranverë
Aktualitet

Turistët mbushin Shqipërinë që në pranverë

21 Maj, 2025 4:09 pm
Eksportet në rënie, ulen me 5% për Prillin/ Fasonët: Kredia sovrane të vijojë
Aktualitet

Eksportet në rënie, ulen me 5% për Prillin/ Fasonët: Kredia sovrane të vijojë

21 Maj, 2025 4:03 pm
Spanjë/ Ekzekutohet këshilltari i ish-presidentit ukrainas Yanukovich
Bota

Spanjë/ Ekzekutohet këshilltari i ish-presidentit ukrainas Yanukovich

21 Maj, 2025 3:57 pm
Turistët amerikanë ndihmojnë fermerët të mbjellin patate në Shebenik
Aktualitet

Turistët amerikanë ndihmojnë fermerët të mbjellin patate në Shebenik

21 Maj, 2025 3:41 pm
Interes i lartë për ndeshjen Shqipëri-Serbi/ Mbi 50 mijë aplikime për bileta
Kryesore

Interes i lartë për ndeshjen Shqipëri-Serbi/ Mbi 50 mijë aplikime për bileta

21 Maj, 2025 3:28 pm
Para
Paris-Presse (1952)/ Zogu i ka dërguar një letër OKB-së për t’i kërkuar…

Paris-Presse (1952)/ Zogu i ka dërguar një letër OKB-së për t’i kërkuar…

Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë akordon fond shtesë për spitalet

Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë akordon fond shtesë për spitalet

Koronavirusi/ Shkon në 11 numri i përgjithshëm i viktimave në Itali

Koronavirusi/ Shkon në 11 numri i përgjithshëm i viktimave në Itali

TE FUNDIT

Përmbytje në Francë, raportohet për viktima dhe të zhdukur

Përmbytje në Francë, raportohet për viktima dhe të zhdukur
21 Maj, 2025

Tre persona kanë vdekur pasi stuhitë e forta shkaktuan përmbytje në rajonin Var të Francës juglindore. Shiu ka shkaktuar gjithashtu...

Lexo më shumë

Putin në vizitë befasuese në Kursk mes kritikave se po i zvarrit bisedimet për paqe

Putin në vizitë befasuese në Kursk mes kritikave se po i zvarrit bisedimet për paqe
21 Maj, 2025

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e bëri një vizitë të papritur të mërkurën në rajonin Kursk të Rusisë, në një...

Lexo më shumë

Erdogan: Civilët në Gaza po përjetojnë ferrin, të ndalet ekspansionizmi i Izraelit

Erdogan do të marrë pjesë në samitin e tetorit në Rusi
21 Maj, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një fjalimi në Samitin Joformal të Organizatës së Shteteve Turke (OTS) në Budapest,...

Lexo më shumë

Veriu ka numrin më të lartë të makinave për banorë

Veriu ka numrin më të lartë të makinave për banorë
21 Maj, 2025

Shqipëria mbetet një nga vendet me numrin më të ulët të automjeteve për 1 mijë banorë në Europë. Sipas të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com