Aktualitet

Nga dorëheqja tek mohimi, çfarë ndodhi me drejtorin e Spitalit të Kavajës


               Publikuar në : 18:30 - 25/02/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme në media qarkulloi lajmi se drejtori i Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu ka dhënë dorëheqjen dhe një nga arsyet ishte një konflikt me kryetarin e Bashkisë Redian Krali.

Situata mori mbulim të gjerë mediatik pasi prej disa ditësh është aluduar se qeveria ka vendosur të ngrejë një karantinë në dy reparte të Spitalit të Kavajës. Megjithatë ky lajm ende nuk është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Pas shpërndarjes së lajmit se Daiu ka dhënë dorëheqjen ai është pyetur nga mediat lidhur me këtë vendim. Në një prononcim në lidhje direkete me Report Tv ai ka mohuar të ketë dhënë dorëheqjen dhe se këtë lajm e ka parë vetëm në media.

“Nuk ka asnjë urdhër dhe asnjë shkresë zyrtare që të jetë për karantinë, njerëz që duan të shtijnë panik. Nuk e di kush e ka përhapur lajmin, po ua vërtetoj që jam në krye të detyrës. Gjithë udhëzimet që vijnë nga ministria e Shëndetësisë, këtu është një situatë virale e kohës, spitali i Kavajës është në krye të detyrës. Unë i referohem udhëzimeve të ministrisë së shëndetësisë, nuk ka sjellë asnjë urdhër. Nuk mund të flas si një njeri që aludon, flas gjërat reale. Nuk merrem me aludime”, tha Daiu por pa mohuar faktin se ka patur një mbledhje ku ai dhe kreu i Bashkisë së Kavajës kanë zhvilluar debate të tensionuara.

Pikërisht për debatet në këtë mbledhje ka shkruar edhe ish-kryeministri Berisha. Ai ka postuar një mesazh në Facebook ku thuhet se pikërisht për shkak se Drejtori i Spitalit të Kavajës kishte kundërshtuar vendimin për ngritjen e karantinës  në institucionin që ai drejton kryebashkiaku Krali i kishte kërkuar të jepte dorëheqjen.

Doktor, ne nje mbledhje te thirrur pasditen e sotme nga kryetari monist i Kavajes Redjan Krali me te gjithe drejtoret ka patur debate te forta me drejtorin e spitalit Perparim Daiu ne lidhje me shpalljen e spitalit tone Karantine. Pasi Daiu e ka kundershtuar kategorikisht dhe pas nje deklarate te tijen sot ne Klan se Kavaja nuk do te behej Karantine per Koronavirusin, Redjan Krali i ka kerkuar llogari se ne emer te kujt fliste ai dhe duke e share e ofenduar e i ka thene se je i shkarkuar nga detyra dhe mos te shoh më neser ne pune! Doktor, kjo pune nuk zgjidhet me shkarkim drejtorash por me anullimin e menjehershem te urdherit tinzar nga ministria per shpalljen e spitalit tone Karantine.
Keta nuk njohin kufij kur partia u jep urdhra! Kryetari i Bashkisë i ka thene Po tha shef Edi karantine do behet karantine spitali dhe pike
”,  thuhet në mesazhin që ka publikuar ish-kryeministri Berisha në Facebook.

Daiu ka mohuar dorëheqjen por në prononcimin për media ai thotë se nuk ka asnjë vendim se do të ketë karantinë në Spitalin e Kavajës. Nga ana tjetër ai nuk mohon se ka patur një debat me kryetarin e Bashkisë. Dy pikëpyetjet që mbeten nga kjo situatë janë se nga qarkulloi lajmi për dorëheqjen e Drejtorit të Spitalit të Kavajës dhe për çfarë shkaku ai ka debatuar ashpër me kryebashkiakun Redian Krali. /Opinion.al

Pas