Aktualitet

Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë akordon fond shtesë për spitalet


               Publikuar në : 19:04 - 25/02/20 |
Al Do

Ministria e Shëndetësisë u ka dhënë spitaleve 1 milion dollarë për rritjen e stokut të mjeteve të mbrojtjes personale.

Sipas burimeve nga ministria, ky vendim u mor pas mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, e cila pati në fokus masat paraprake për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit të ri.

Në njoftimin e saj ministria thekson se ky fond shtesë shërben vetëm për qëllimin e sipërpërmendur të rritjes së stokut të mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat spitalore.

Ndër të tjera Ministria njofton se në Shqipëri nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike. /Opinion.al

Pas