Bota

“New York Times”: Manovrat e fshehta amerikane në Ukrainë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:46 - 26/06/22 |
Opi Nion

“New York Times” ka zbuluar se një rrjet zyrtarësh amerikanë po punojnë fshehurazi në territorin ukrainas. Sipas informacioneve, këta persona po furnizojnë me armë, informacione dhe po trajnojnë ushtrinë ukrainase.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Presidenti amerikan Joe Biden ka theksuar në shumë raste se nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, por informacionet që disponon gazeta e njohur e Nju Jorkut e hedhin poshtë këtë gjë.

Burimet e “New York Times” pohojnë se zyrtarët amerikanë nuk janë në vijën e parë të frontit me trupat ukrainase, por po i këshillojnë ato nga pjesë të tjera të vendit ose përmes komunikimeve të koduara.

“Shenjat e mbështetjes së fshehtë logjistike, trajnimit dhe inteligjencës janë të prekshme në fushën e betejës”, thuhet në informacion.

Pas