Bota

Afrikë e Jugut/ Dhjetëra të vdekur në klubin e natës, mister mbi shkaqet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:41 - 26/06/22 |
Opi Nion

Vdekja misterioze e disa të rinjve në një klub nate ka tronditur opinionin publik në Afrikën e Jugut. Trupat e të paktën 22 personave, kryesisht nga 18 deri në 20-vjeç, u gjetën në tavernën Enyobeni në një periferi të Londrës Lindore, qytet afrikano-jugor.

Shefi i policisë rajonale tha për një kanal televiziv se rrethanat e vdekjes nuk janë ende të qarta. Por hipotezat që po merren në konsideratë janë dy: tragjedia mund të ketë ndodhur për shkak të një substance toksike në ajër, ose të rinjtë mund të kenë shkelur njëri tjetrin në përpjekjen për të dalë nga lokali pas një incidenti.

E megjithatë, sipas burimeve hetimore, trupat e zbuluar në brendësi të lokalit nuk tregojnë shenja të dukshme dhune. Shumica e tyre janë gjetur në tavolina e karrige, apo të shtrirë përdhe.

Pas