Aktualitet

Nesër mblidhet Parlamenti, opozita proteston sërish


               Publikuar në : 12:10 - 17/04/19 |
b.f

Nesër Parlamenti do të zhvillojë seancën e radhës, por si gjithmonë në muajt e fundit pritet edhe protesta e opozitës. Në seancën e nesërme, do të zhvillohet interpelanca me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, e kërkuar nga deputetët e opozitës.

“Grupi i deputeteve kerkon sqarime per grabitjen e nje shume te konsiderueshme valute te huaj ne territorin e brendshem te aeroportit nderkombetar “Nene Tereza” me daten 9 prill 2019 […] Interpelanca do te parashtrohet nga deputeti Ralf Gjoni, ndersa zhvillimi i saj do te behet nga deputeti Myslim Murrizi”, thuhet në kërkesën për interpelancë të firmosur nga 11 deputetë.

Ndërkohë që jashtë Parlamentit, do të zhvillohet protesta e opozitës, që do të angazhojë forca të shumta të rendit, edhe pse me dimensione më të vogla se gjatë protestës kombëtare të 13 prillit./Opinion.al

Pas