Sociale

Blerje e notës? Shqipëria e dyta në rajon


               Publikuar në : 12:38 - 17/04/19 |
xhu lia

Përmes një studimi të fondacionit “Friedrich Ebert” për të rinjtë në Europën jug-lindore është konkluduar se pjesa më e madhe e të rinjve shqiptarë thonë se notat në shkolla dhe në universitete blihen.

Në këtë studim janë përfshirë të rinj nga mosha 16 deri në 27 vjeç ku 77% e tyre i përgjigjen pozitivisht pyetjes nëse ‘janë dakord që ka raste që notat dhe provimet blihen në shkolla dhe universitetet e vendit të tyre’.

Ndonëse është publikuar një shifër e tillë vihet një rënie krahasuar me raportin e periudhës kohore të viteve 2011-2015.

Në këtë përiudhë kohore rreth 85% e të rinjve shpreheshin se notat dhe provimet blihen. Ndërkohë Shqipëria në krahasim me vendet e tjera të Europës jug-lindore është renditur në vendin e dytë lidhur më përqindjen më të lartë të shit-blerjes së notës.

Vendin e parë në këtë studim e ka zënë Serbia me rreth 80%, e cila është dyfishuar si përqindje në vitet e fundit në këtë vend.

Sa i përket Kosovës përqindja në këtë studim për shitjen e notës është 62%. Në një tjetër studim lidhur me zhvillimin e praktikave apo stazhit gjatë viteve të shkollës, Shqipëria ka arritur vetëm 21%, duke u renditur si norma më e ulët mes vendeve të rajonit.

Për cilësinë e nivelit arsimor në vendin tonë vetëm 26% e të rinjve janë shprehur të kënaqur, duke u renditur sërish në një nga normat më të ulëta në rajon./Opinion.al/

Pas