Kryesore

Nesër betohen në kuvend 6 deputetë të PD dhe LSI


               Publikuar në : 12:45 - 15/05/19 |
xhu lia

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë gjatë ditës së sotme mandatin e deputetit tre kandidantëve 1 nga radhët e PD-së dhe 2 nga  LSI.

Tre deputetët më të rinj të Kuvendit janë Halit Valteri për Partinë Demokratike, Vasil Sterjofski dhe Edmond Stojku për  Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Një ditë më parë morën mandatin Selami Janishehu dhe Besnik Troplini nga listat e Partisë Demokratike në Tiranë dhe Suzana Topi nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Elbasan.

6 deputetët e fundit do të bëjnë betimin në seancën parlamentare të ditës së nesërme./ Opinion.al

Pas