Kryesore

Aleatët e Bashës: Emrat e rinj për qeverinë tranzitore


               Publikuar në : 12:50 - 15/05/19 |
geliano fataj

Pas deklaratës së bërë disa ditë më parë në media sot Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka ripërsëritur në Fier emrat, të cilët ai mendon se do të ishin të përshtatshëm për qeverinë tranzitore që kërkon opozita.

“Po e filloj nga Rexhep Meidani, Ylli Bufi, Arben Malaj, Arta Dade, Et’hem Ruka, Ndre Legisi, po e vazhdoj me të djathtët, Besnik Mustafaj, Rexhep Uka, Maksim Cikuli, Myqerem Tafaj, Anila Godo, dhe intelektualë e akademikë të këtij vendi që e duan vendin e tyre, të cilët mund të jenë pjesë, të një qeverisje tranzitore dhe për 6 muaj, ne të shpëtojmë nga e keqja, të vendosim vetë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Mediu.

Takimi në Fier ishte pjesë e takimeve që “Forumi për zgjedhje të lira” ka filluar të zhvillojë në të gjihtë vendin. Më parë takime të ngjashme u zhvilluar në Durrës dhe Tiranë.

“Grupimi i Qendrës së Djathtë” siç njihet ndryshe, tashmë bashkimi i partive aleate të Partisë Demokratike ka vendosur të paraqesë platformën për një marrëveshje për nxjerrjen e vendit nga kriza politike.

Gjatë fjalës së tyre kryetarët e partive opozitare dënuan edhe njëherë administrimin e keq që kryeministri Rama po i bën vendit. Ata u shprehën të vendosur se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë dhe i bën apel qytetarëve të bashkohen në vijimin e qëndresës ndaj kësaj mazhorance./ Opinion.al

Pas