Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nëse nuk respekton qeverinë dënohesh deri në 15 ditë burg

2019/03/07 at 5:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nëse nuk respekton qeverinë dënohesh deri në 15 ditë burg

Parlamenti rus i hap rrugë arrestimit të qytetarëve të tij, nëse këta të fundit  nuk “respektojnë” zyrtarëve qeveritarë ose shtetërorë, përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin. Ligjvënësit miratuan këtë të enjte një ligj kundërthënës, i cili u lejon gjykatave t’i burgosin njerëzit për “mosrespektimin” e zyrtarëve të lartë.


Sipas kritikëve, ligji të kujton legjislacionet e periudhës sovjetike kundër disidentëve politikë. Ai parashikon gjoba në vlerë deri 100,000 rubla apo 1,300 euro, për “postimet e pahijshme online”, të cilat tregojnë “mungesë respekti për shoqërinë, vendin, simbolet shtetërore të Rusisë, Kushtetutën ose autoritetet”.Shkelësit e përsëritur mund të goditen me gjoba dyfish ose me 15 ditë burgim.

Alexander Verkhovsky, udhëheqës i Qendrës Sova në Moskë, e cila monitoron abuzimet me legjislacionin kundër ekstremizmit, tha se njerëzit mund të përballen me persekutim për komentet online, të tilla si “Putini është bastard”, ose për shaka për Parlamentin.Të tjerë thanë se ligji u formulua në mënyrë të paqartë, çka mund të sjellë që çdo kritikë online për autoritetet, përfshirë satirat, mund të interpretohet si “mosrespektim”.

“Së shpejti, do të tregojmë shaka për autoritetet duke pëshpëritur në kuzhinë”, tha Sergey Shvakin, avokat me seli në Moskë, në një postim në Facebook.

Ligji, i cili është hartuar nga Andrei Klishas, senator nga partia e Putinit – Rusia e Bashkuar – u kritikua edhe nga disa ligjvënës dhe zyrtarë qeveritarë.

“Një nga detyrat e organeve qeveritare është të dëgjojnë me qetësi kritikat për punën e tyre”, tha për gazetën “Vedomosti” zëvendësministri i Komunikacionit, Aleksei Volin.

“Nëse ne nuk e quajmë budallain budalla, ai nuk do të ndalojë të jetë budalla”, tha Sergei Ivanov, një deputet i partisë nacionaliste LDPR, e cila zakonisht e mbështet Kremlinin mbi çështjet e mëdha.

Por hartuesi i ligjit mohon faktin se ligji është një formë censure, duke deklaruar se autoritetet “janë të denja për respekt”. Putin pritet ta nënshkruajë ligjin në ditët e ardhshme.Parlamenti rus miratoi gjithashtu një legjislacion të veçantë, të autorizuar po nga Klishas, që do t’iu japë autoriteteve kompetenca për të bllokuar faqet në internet që publikojnë materiale “mosrespektuese” ose “lajme të rreme”. Të gjitha këto masa vinë në një kohë kur vlerësimi publik për Presidentin rus Vladimir Putin ka rënë në 33%, që është niveli më i ulët në 13 vjet./Opinion.al

 

Etiketa: censuraligji kunderthenesVladimir Putin


Ju sugjerojmë

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët
Kronikë

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët

18 Korrik, 2026 12:27 pm
Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein
Bota

Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

18 Korrik, 2026 12:02 pm
Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari
Kronikë

Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari

18 Korrik, 2026 11:29 am
Ukraina godet një nga asetet strategjike të Rusisë, dëmtohet bombarduesi Tu-95
Bota

Ukraina godet një nga asetet strategjike të Rusisë, dëmtohet bombarduesi Tu-95

18 Korrik, 2026 11:25 am
Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në
Bota

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

18 Korrik, 2026 11:22 am
Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit
Kronikë

Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit

18 Korrik, 2026 9:25 am
Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë
Aktualitet

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

17 Korrik, 2026 9:32 pm
Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
Sport

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…

17 Korrik, 2026 9:26 pm
Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
Aktualitet

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

17 Korrik, 2026 8:50 pm
Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje
Bota

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

17 Korrik, 2026 8:32 pm
Para
Apple, mban avantazhin si kompani mbizotëruese dhe e domosdoshme!

Çfarë është taksa GAFA, do t'i sigurojë Francës 400 milionë euro në vit

Foto/ Çfarë janë këto drita vezëlluese mbi Oqeanin Paqësor?

9.5 milionë $ për të qëndruar në këtë hotel,zbuloni çfarë e bën të veçantë

Mbretëresha e Anglisë uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë

Mbretëresha thyen internetin, ja cili ishte postimi i parë në Instagram
















TE FUNDIT

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët
18 Korrik, 2026

Policia e Sarandës ka arritur të identifikojë 3 autorët e dyshuar të kanosjes dhe goditjes së oficerit të Policisë Mihal...

Lexo më shumë

Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein
18 Korrik, 2026

Një ish-asistente e Jeffrey Epstein ka rrëfyer për BBC detaje të reja mbi mënyrën se si financieri amerikan, i akuzuar për trafikim...

Lexo më shumë

Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari

Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari
18 Korrik, 2026

Një 39-vjeçar është arrestuar në Malësi të Madhe, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për trafikim të...

Lexo më shumë

Ukraina godet një nga asetet strategjike të Rusisë, dëmtohet bombarduesi Tu-95

Ukraina godet një nga asetet strategjike të Rusisë, dëmtohet bombarduesi Tu-95
18 Korrik, 2026

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka njoftuar se ka realizuar një sulm të suksesshëm me dronë me rreze të gjatë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}