Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nënkryetari i LSI-së jep alarmin: Maxhoranca po saboton Reformën në Drejtësi

2017/09/23 at 12:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nënkryetari i LSI-së jep alarmin: Maxhoranca po saboton Reformën në Drejtësi

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama në një postim të gjatë sot në fb, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë në lidhje me Reformën në Drejtësi


Rama akuzon maxhorancen se po kërkon të vendosë nën kontroll procesin e ngritjes së institucioneve të vetingut, përkatësisht edhe të institucioneve të drejtësisë, ndaj për këtë arsye i bën apel ambasadores Vlahutin dhe atij amerikan, Donald Lu, jo vetëm të ndjekin me vëmendjen procesin, por edhe të bejnë presionin e nevojshëm.

Postimi i Luan Rames

Mosplotësimi i kushteve për institucionet e vetingut – përpjekje e qeverisë për të mbajtur nën kontroll reformēn në drejtësi!

Një ftesë publike edhe për ambasadorët e BE-së dhe të SHBA: ndiqeni procesin me të njejtën konsistencë që shfaqët gjatë miratimit të reformës në drejtësi, sepse po synohet vënia nën presion e institucioneve të vetingut!

Do të duhej të kishin nisur nga puna institucionet e vetingut, e kësisoj do të mund të thonim se më në fund ka filluar të zbatohet edhe reforma në drejtësi.

Mirëpo, ja që qeveria, ca nga vetja e ca nga ca zëdhënëse të saj në komisionet e Kuvendit të Shqipërisë, po na shfaq fytyrën tjetër: fytyrën e dytë, në fakt fytyrën e vërtetë, atë kunder reformës në drejtësi!

Disa ditë më parë, një relatore rilindase në komisionin e ligjeve, teksa po diskutohej struktura organizative dhe pagat e komisioneve te vetingut, hodhi idenë “brilante” që këto komisione që janë konceptuar e parashikuar nga ligji si institucione kushtetuese me rëndësi jetike për cilësinë e suksesit të reformës në drejtësi, nuk është e nevojshme të kenë administratë dhe as infrastrukturë të tyren, por të përdorin administratën dhe infrastrukturën e Gjykatës Kushtetuese!

 Madje me një përmasë alarmante budallallëku teksa flitej në komisionin e ligjeve për Kolegjin e Apelimit, merrej për referencë Avokati i Popullit!

Si ka mundësi të jenë kaq skandalozë dhe kaq injorantë që të mos kuptojnë se kjo idiotësi e tyre bie ndesh e është në kundërshtim me parimin e pavarësisë funksionale!

Si mundet të mos e kuptojë e të mos e dijë dikush që është zgjedhur të jetë në Kuvendin e Shqipërisë se çfarë do të thotë pavarësi e institucioneve kushtetuese?! Vërtetë të jenë kaq injorantë?!

Nuk gjej arsye tjetër në fakt, e po shprehem në këtë mënyrë sepse nuk dua të besoj se e bëjnë qëllimisht! Përndryshe do të më duhej të shprehesha se kemi të bëjmë me një përpjekje të ligë e kriminale për ta sabotuar ende pa nisur reformën në drejtësi!

Madje, tinëzisht po investohet prej këtyre “rilindasve reformatorë” të krijohet idea se edhe këta të reformës në drejtësi janë njësoj si gjyqtarët dhe prokurorët e “koorporatës së krimit”, që e kanë mendjen tek zyrat, pagat e makinat!

Dhe përmes krijimit të kësaj klime armiqësie ndaj komisioneve të vetingut, në fakt synohet vënia e tyre nën presion e nën tutelë pa filluar ende nga puna. Nëpërmjet kësaj qasjeje aspak korrekte e në kundërshti të plotë me frymën që është konceptuar e miratuar reforma në drejtësi, maxhoranca e sotme e timonierit te madh, e vetme në tepsinë e pushtetit po gogësin që në ditët e para tërë makutërinë e vet, duke synuar të bëjë viktimë reformën në drejtësi!

Ndaj e gjej me vend të bëj një ftesë publike edhe për ambasadorët e BE-së dhe të SHBA, respektivisht për zonjën Vlahutin dhe zotin Lu: ndiqeni procesin me të njejtën konsistencë që shfaqët gjatë miratimit të reformës në drejtësi, sepse po synohet vënia nën presion e institucioneve të vetingut!

Vetëm mbështetja dhe presioni juaj mund ta detyrojë maxhorancën të largojë duart nga përpjekja për ta deformuar e vënën nën kontroll procesin e ngritjes së institucioneve të vetingut, përkatësisht edhe të institucioneve të drejtësisë!

Komisioneve të vetingut, këtyre institucioneve të një rëndësie jetike për fatet e suksesin e reformës në drejtësi, që jo vetëm do të pastrojnë sistemin e drejtësisë, por edhe do të jenë baza për ngritjen e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion etjerë, u duhet dhënë mbështetja maksimale e u duhen krijuar të gjitha kushtet e nevojshme për përmbushjen e misionit të tyre kushtetues! Qëndrimi ndaj tyre është dëshmia më e qartë se kush e do dhe kush nuk e do reformën në drejtësi dhe suksesin e saj!

 

 

Etiketa: luan ramareforma ne drejtesi


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Vrasja e gjyqtares sensibilizon policinë/ Në pranga bashkëshortët dhunues

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi- Zbardhet debati në KLD

WOW! Demi Rose pozon nudo

WOW! Demi Rose pozon nudo

Cila është pija ideale për ju sipas shenjës së horoskopit ?

Cila është pija ideale për ju sipas shenjës së horoskopit ?
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}