Aktualitet

Në terapi intensive dhe të intubuar, si është situata në spitalet COVID


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:15 - 12/08/20 |
Al Do

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën e spitaleve ku marrin mjekim të infektuarit me kooronavirus në vendin tonë.

Mësohet se aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me koronavirus, 20 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3852, që nga fillimi i epidemisë./ Opinion.al

Pas