Te Fundit

Ministria: Nëse nuk është e domosdoshme evitoni institucionet shëndetësore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:27 - 12/08/20 |
el ida

Nisur dhe nga rritja e rasteve ditore pozitive të ditëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, apeloi që nëse nuk është e domosdoshme, të evitohet kontakti me institucionet shëndetësore.

Po ashtu Ministria bëri thirrje që të respektohen masa të ndryshme, si larja e duarve,  ruajtja e distancës, mbajtja e maskës dhe shmangia e grumbullimeve.

Situata e pandemisë në vend mbetet serioze. Në 24 orët e fundit janë kryer 625 testime, dhe janë konfirmuar pozitivë 141 persona.

Sakaq, mësohet se aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë, 20 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar./Opinion.al

Pas