Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

2025/07/05 at 9:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Nuclear Explosion With Orange Mushroom Cloud

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do të lëshonte raketa bërthamore kundër Shteteve të Bashkuara.


Edhe pse SHBA-të zotërojnë teknologji të avancuar mbrojtjeje dhe kapacitet për kundërsulm, koha e shkurtër prej vetëm 45 minutash nga momenti i lëshimit të raketave deri te shpërthimi nuk do të mjaftonte për të shmangur katastrofën.

Sipas skenarit të rindërtuar nga dokumente të deklasifikuara dhe dëshmi të ish-zyrtarëve, vetëm pak minuta pas lëshimit të raketave, qindra mijëra qytetarë amerikanë do të humbnin jetën në çast. Miliona të tjerë do të vdisnin më pas për shkak të rrezatimit. Dhe menjëherë pas kësaj, do të pasonte kundërpërgjigjja amerikane një tjetër valë vdekjeje që do të përfshinte vendin agresor.

Zona të tëra të planetit rrezikojnë të bëhen të pabanuara për dekada, njësoj si Çernobili. E gjithë kjo do të ndodhte brenda një ore.

Si fillon gjithçka: alarmi në hapësirë

Nëse, për shembull, Rusia, Kina apo ndonjë vend tjetër armik do të lëshonte një seri raketash balistike ndërkontinentale me koka bërthamore, satelitët amerikanë të udhëhequr nga Forcat Hapësinore të SHBA-ve do të zbulonin menjëherë lëshimet përmes sensorëve infra të kuq që kapin tymrat dhe flakët e motorëve të raketave.

Një minutë më pas, të dhënat do t’u transmetoheshin agjencive të sigurisë kombëtare amerikane: Komandës së Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD), Komandës Strategjike (STRATCOM) dhe Qendrës Kombëtare të Komandës Ushtarake (NMCC) në Pentagon. Brenda pak minutash, këto agjenci do të vlerësonin nivelin e besueshmërisë së alarmit – në këtë rast, mesatar.

Brenda pesë minutave: njoftohet Presidenti

Presidenti i SHBA-ve, kudo që ndodhet, njoftohet menjëherë. Nëse ndodhet në ajër me avionin presidencial “Air Force One”, do të ulej në dhomën e operacioneve brenda avionit. Aty i paraqitet “valixhja bërthamore” një çantë e zezë që përmban dokumentet dhe kodet për të autorizuar një sulm bërthamor në kundërpërgjigje. Në brendësi të saj ndodhet edhe i ashtuquajturi “libri i zi” me 75 faqe, ku përshkruhen të gjitha opsionet e sulmit, të shkruara me të kuqe.

Një video-konferencë emergjente organizohet me komandantin e STRATCOM, ndërkohë që, nëse janë të disponueshëm, bashkohen edhe Sekretari i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.

Vetëm 45 minuta kohë për të reaguar

Nga momenti i nisjes së raketave e deri te goditja e tyre, kalojnë vetëm 30 deri në 45 minuta një kohë shumë e shkurtër për të marrë vendime që do të përcaktojnë fatin e miliona njerëzve.

Reagimi i SHBA-ve është një mister i ruajtur me fanatizëm. Por fakti që shumica e vendimeve varen nga protokolle të gatshme tregon se procesi është i paracaktuar dhe i centralizuar për të garantuar një përgjigje sa më të shpejtë.

Evropa, në gatishmëri për emergjencat bërthamore

Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka filluar të përgatisë qytetarët për skenarë emergjence, përfshirë edhe mundësinë e një sulmi bërthamor. Në disa vende janë publikuar udhëzues për ndërtimin e “kit-eve të mbijetesës”, të ngjashëm me ato të Luftës së Ftohtë.

Në një botë gjithnjë e më të tensionuar, ku fuqitë e mëdha testojnë vazhdimisht kufijtë e sigurisë globale, ky skenar i Washington Post nuk është më vetëm një imagjinatë distopike, por një paralajmërim i ftohtë dhe real për atë që mund të ndodhë në vetëm 45 minuta./tvklan



Ju sugjerojmë

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit
-U tha në Opinion

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit

29 Shtator, 2025 11:16 pm
I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë
Kronikë

Hidhet në erë makina e administratorit të Fushë-Krujës

29 Shtator, 2025 10:38 pm
Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës
Bota

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës

29 Shtator, 2025 10:31 pm
Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”
Bota

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”

29 Shtator, 2025 10:22 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Orban: Ukraina nuk është shtet sovran

29 Shtator, 2025 9:29 pm
Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme
Aktualitet

Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme

29 Shtator, 2025 8:27 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Rusia tërhiqet nga Konventa Evropiane kundër Torturës

29 Shtator, 2025 8:12 pm
Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze
Bota

Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze

29 Shtator, 2025 7:31 pm
Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?

29 Shtator, 2025 7:04 pm
Rënia e tregjeve nga tarifat, Trump-amerikanëve: Mos u tregoni të dobët dhe budallenj
Bota

“Filmi”/ Trump vendos 100% tarifë për produksionet që realizohen jashtë SHBA-së

29 Shtator, 2025 6:36 pm
Para
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
















TE FUNDIT

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit
29 Shtator, 2025

Në emisionin Opinion është diskutuar në lidhje me çmimet e larta të produkteve ushqimore, duke analizuar shkakun e kësaj rritje...

Lexo më shumë

Hidhet në erë makina e administratorit të Fushë-Krujës

I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë
29 Shtator, 2025

Kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë i është vendosur lëndë plasëse në  automjet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës
29 Shtator, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, së bashku me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë rënë dakord...

Lexo më shumë

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”
29 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se do të kryesojë një “Bord të Paqes” për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës sapo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com