Në një konferencë për mediat të mbajtur pas takimit me ministrin e Jashtëm të Ukrainas, Lavrov u shpreh se Perëndimi “po sillet në mënyrë të rrezikshme”.
“Ne nuk e sulmuam Ukrainën,” shpjegoi ai, duke pretenduar se Rusia po kërcënohej dhe duhej të mbronte rajonet e Donetsk dhe Luhansk, të cilat Moska i sheh si të pavarura nga Ukraina.
Gjatë konferencës ai u pyet nga nga gazetarët lidhur me bombardimin e një spitali në Mariupol. Lavrov tha se media nuk kishte dhënë një histori të qartë për atë që kishte ndodhur dhe se ndërtesa ishte bosh dhe nën kontrollin e “radikalëve” ukrainas./Opinion.al