Aktualitet

“Në mbrëmje vijnë vaksinat Pfizer”,Manastirliu:Mbyllet kontrata me Sinovac


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:27 - 19/04/21 |
Opi Nion

Kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”  208 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac.

Bëhet me dije se këto janë pjesa e fundit e vaksinave të siguruara nga kontrata me prodhuesin e kinez. Ka qenë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj të pranishëm në Aeroportin e Rinasit ku deklaruan se deri tani janë më shumë 700 mijë vaksina që kanë mbërritur në Shqipëri.

Ndër të tjera Manastirliu tha se në total, përfshirë dhe  ngarkesën e sotme janë marrë nga Sinovac 500 mijë vaksina.

208 mijë vaksnia sapo kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare me distributorin e autorizuar të vaksinës Coronavac, Sinovac. Tashmë kemi përfunduar gjithë lëvrimin e kësaj kontrate, duke siguruar në total për këtë kontratë 500 mijë doza vaksine dhe në tërësi sot në Shqipëri, nga moment i parë i fillimit të procesit të lëvizmit të vaksinave të kontraktuara nga qeveria shqiptare, kemi më shumë se 700 mijë vaksina që kanë mbërritur në territorin e Shqipërisë”, tha Manastirliu.

Gjithashtu gjatë fjalës së saj Manastirliu bëri me dije se në mbrëmje gjithashtu pritet të vijnë edhe mbi 8 mijë doza të tjera nga kontrata me Pfizer.
Sot pritet të vijnë doza të tjera vaksine nga kontrata e Pfizer, do të jenë 8190 doza që mbërrijnë mbrëmjen e sotme dhe do të vijojmë ashtu sikurse e kemi thënë të intensifikojmë procesin e vaksinimit dhe të kemi sipas objektivit tonë, 500 mijë vaksinime deri në maj, dhe të vaksinojmë çdo qytetar shqiptar brenda pranverës së vitit tjetër”, tha Manasitrliu.

Kujtojmë se që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 333,330 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilëve 251,726 vaksinime për persona mbi 60 vjeç./Opinion.al

 

Pas