Aktualitet

Në listën e hakerave edhe 2 ministra, policia:S’janë të përfshirë në veprimtari kriminale



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:21 - 03/10/22 |
Opi Nion

Policia e Shtetit është shprehur se dy ministrat Elisa Spiropali dhe Niko Peleshi, si dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli nuk janë të përfshirë në veprimtari kriminale apo në hetime për ngjarje kriminale.

Policia ka bërë me dije se në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së të dhënave.

“Kategorikisht nuk janë të përfshirë në veprimtari kriminale apo në hetime për ngjarje kriminale, as dy ministrat dhe as ish-ministrja, po ashtu edhe shumë emra të tjerë të publikuar nga hakerat, në këto lista.  Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave”, tha zyra për informimin e mediave në policinë e shtetit për news 24.

Ditën e sotme në të dhënat e publikuara nga hakerat iranianë, të nxjerra nga sistemi i Policisë së Shtetit ishin edhe emrat e 2 ministrave dhe të ish-ministres Kodheli./Opinion.al

Pas