Kronikë

Në kërkim për vrasje me dashje, arrestohen dy persona në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:45 - 06/04/21 |
Opi Nion

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për veprën penale Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Në datën 4 prill 49-vjeçari G. B dhe 22-vjeçari S. B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me thikë shtetasin E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë ndalimin e shtetasve G. B., 49 vjeç dhe S. B., 22 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, sepse me datë 04.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me thikë shtetasin E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia./Opinion.al

Pas