Kronikë

Në kërkim për shpërdorim detyrë, arrestohet në Sarandë ish-shefi i policisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:22 - 13/11/21 |
Opi Nion

Adrian Nuha me detyrë ish-shef policie është vënë në pranga nga policia e Sarandës pasi ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Për 64-vjeçarin gjykata e Elbasanit me vendim të datës 9 korrik, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Policia bën me dije se Nuha ju dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të metejshme.

‘Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në lagjen Nr.4, Sarandë, ndodhej një person në kërkim, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen e shtetasit: -A. N, 64 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin e datës 09.07.2021, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shperdorimi i detyrës”. Shtetasi A. N, ju dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të metejshme.’- njofton policia.

Pas