Bota

“Në emër të Profetit”, Goditet me thikë oficeri i policisë në Francë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:32 - 08/11/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një polic është goditur me thikë në qytetin jugor të Kanës këtë të hënën.

Mediat e huaja raportojnë se në kohën që qëlloi policin autori është dëgjuar të thotë se kishte kryer aktin “në emër të Profetit”.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin tha se polici kishte veshur një jelek antiplumb dhe nuk ishte lënduar.  Sulmuesi u “neutralizua”, tha ai, por nuk shtoi asgjë më shumë për sulmuesin apo një motiv të mundshëm.
Darmanin tha se do të shkonte vetë ai në vendin ku ndodhi ngjarja. Shqetësimet për krimin dhe sulmet terroriste janë prioritetet kryesore të votuesve të zgjedhjeve presidenciale që priten të mbahen vitin e ardhshëm./Opinion.al

Pas